Shtohet numri i policëve të pezulluar

 

Ministria e Brendshme ka pezulluar edhe 15 policë të tjerë të cilët më 27 prill në Kuvend nuk kanë vepruar profesionalisht.

Në mesin e të pezulluarve është edhe ndihmës ministri i angazhuar për çështje telekomunikimi Nebojsha Stajkoviq, i cili do të mbajë përgjegjësi për mos funksionimin e tetra- sistemin, i cili regjistron komandot nga drejtoritë kryesore në MPB siç janë Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Byroja për Siguri Publike dhe drejtoria e gjashtë, gjatë dhënies së urdhrave në masa operative dhe aksione policore.