Shtoni një lugë sheqer në shampon, do të habiteni nga rezultati

Të gjithë e dimë se sheqeri është i dëmshëm për trupin, por ja që paska një anë të mirë të tij. Një eksperte e estetikës thotë se sheqeri mund të bëjë mrekulli për flokët tuaj.

Dr.Francesca Fusco, dermatologe tek klinika “Wexler Dermatology” në SHBA, sugjeron që të shtoni sheqer në shampon në mënyrë që të keni flokë më të shëndetshëm dhe më të fortë.

Në një intervistë të dhënë për Marie Claire, ajo shpjegon se shtimi i një luge gjelle sheqer në shampon rregullisht heq qelizat e vdekura nga lëkura e kokës dhe e pastron atë me kujdes.

“Duke hequr qelizat e vdekura të lëkurës, hiqen të gjitha papastërtitë dhe lëkura bëhet më e pastër dhe më e butë, në të njëjtën kohë”, shpjegon ajo.

Ekspertja rekomandon që ta përdorni sheqerin në çdo 4 larje, në mënyrë që të shmangni shtresëzimin e tepërt (heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës).