Shtrembërohet minarja e xhamisë Allaxha në Shkup, afër rrënimit? (Foto)

Këto janë dy fotografi me pamje të Shkupit. Në fotografinë e parë, pos trafikut kaotik dhe autobusave urban të stilit të Londrës, shihen edhe dy xhamia. Në anën e majtë të fotografisë së parë dhe në fotgrafinë e dytë, shihet minarja e xhamisë e cila është e lakuar në të majtë. Kështu e përshkruan gjendjen në pjesën shqiptare të Shkupit, gazetari shqiptar që jeton në Londër, Daut Dauti.

Ai veç tjerash ka vërejtur minaren e Xhamisë Allaxha në Bit Pazar, e cila është shtrembëruar dhe i kanoset rreziku të rrëzohet, duke e quajtur “Minarja e Pizas”, shkruan Gazeta Lajm.

“Minarja ka filluar te shtembërohet apo lakohet viteve të fundit për shkak të ndërtimit të egër të dyqaneve rreth saj. Të gjitha strehët e dyqaneve, në rast të reshjeve, qojnë ujë në themelin e minares. Në rast të rrëzimit, minarja me siguri do të shkaktoj dëme të mëdha pasi që duket se do të bjer mbi treg (Bit Pazar). Nëse minarja vazhdon të qëndroj në këtë pozitë, për të cilën nuk ka shumë gjasa, atëherë Shkupi mund të lavdërohet se e ka Pizën e vet”, shkruan Dauti.