Shtrenjtohen për dy denarë derivatet e naftës

Benzinat dhe dizeli nga sonte në mesnatë shtrenjtohen për dy denarë për litër, kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 66,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 68,5, EURODIZEL për 53,5, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 42 denarë për litër.

Si arsye për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i theksojnë për 5,83 për qind çmimi më i lartë mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe për 2,1 për qind kursi më i lartë i dollarit në krahasim me denarin.