Shtyhet senca gjyqësore për ‘Puç’, gjyqtaret nuk kanë çertifikatë sigurie

Fillimi i procesit gjyqësor për rastin ‘Puç’, sot përsëri është anuluar, për shkak se dy gjyqtare nuk kanë çertifikatë sigurie, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ashtu siç theksoi Kryetarja e këshillit, gjyqtarja Ollga Krstevsja, me kërkesë të gjykatëses lënda i është dorëzuar Vanja Shterjova, të cilat së bashku me gjyqtaren Liljana Ivanovska Koçovski ende nuk kanë çertifikatë sigurie.

Fillimi i seancës së radhës nuk është caktuar në ndonjë datë të saktë.

Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva, prokurorëve të cilët kanë marrë përsipër rastin, kërkoi të identifikohen të gjithë gjyqtarët të cilët posedojnë certifikatë sigurie. /