Shtypi botëror ngre në ‘qiell’ Realin. Ja çfarë shkruajnë pas titullit kampion…

 

Pas 5 vitesh mungesë titulli i 33-të në historinë e Real Madridit është festuar në mënyrën më të çmendur nga lojtarët madrilenë.

Përballja kundër Malagas ishte si një finale për skuadrën e drejtuar nga Zidane që bëri detyrën duke e mposhtur me rezultatin 2-0, transmeton SYRI.net.

Pas titullit kampion, të shumta kanë qenë reagimet e mediave më të mëdha spanjolle dhe ato ndërkombëtare.

Festë në mediat pranë Realit dhe zhgënjim te ato katalanase, kështu mund t’i përkufizosh titujt e të përditshmeve iberike.

Mundo Deportivo: Lamtumirë me nder

Sport: Keqardhje, gabimet e bëra gjatë sezonit na kushtuan La Ligan

AS: Champions ( kopertina kryesore shoqërohet me festën e Real Madridit)

Marca: “33” (është numri i titullit kampion në gjithë historinë e Realit në La Liga)

L’Equipe: Rroftë don Zizu

Kujtojmë që në vitin 2012 Reali i Mourinhos fitoi titullin për herë të fundit në La Liga.