Shuhen shpresat për 3 minatorët e bllokuar në Bulqizë, ndërpriten kërkimet

Janë shuar shpresat për 3 minatorët e minierës së Bulqizës, të cilët kanë ngelur në brendësi të galerisë që prej ditës së shtunë. Grupet speciale kanë ndërprerë kërkimet për 3 fatkeqtë, ç’ka do të thotë se për ta nuk ka më shpëtim dhe asnjë mundësi që të dalin të gjallë nga aty.

Grupi i shpëtimit ka arritur të hyjë deri në nivelin e 17-të të minierës, ndërsa minatorët janë bllokuar në nivelin e 21-të.

Momentalisht mësohet se kërkimet janë ndërprerë për shkak se ka patur në mënyrë të vazhdueshme rrjedhje gazi, çka e vështirëson punën e grupit të shpëtimit. Gjithashtu bëhet me dije se kërkimet do të rinisin pasi të ulet densiteti i rrjedhjes së gazit në minierë.