Shuhet ylli George Michael

Këngëtari George Michael ka vdekur në moshën 53-vjeçare, ka njoftuar publicisti i tij.

Ylli që nisi karrierën me grupin “Wham!” në vitet ’80 dhe më vonë shijoi suksesin si këngëtar solo, thuhet se ka vdekur “paqësisht në shtëpinë e tij”
Thames Valley Police ka njoftuar se ambulanca ka shkuar në shtëpinë e tij në orën 13:42 të dielën.

Policia ka bërë të ditur se nuk ka rrethana të dyshimta rreth vdekjes së këngëtarit britanik.

Michael, i lindur në veri të Londrës, shiti më shumë se 100 milionë albume gjatë tërë karrierës së tij që zgjati gati katër dekada.

Michael njihet për krijimin e hiteve si “Faith”, “Careless Whisper” dhe “Last Christmas” etj.