Shumë shpejt fillon ndërtimi i Xhamisë në Fushë Tophanë

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-25 08:29:47Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comô

Dje në Bashkësinë Islame të Maqedonisë ka qëndruar për vizitë atasheu për çështje fetare pranë Ambasadës së Turqisë, z. Murat Allkan, i cili u prit nga Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi. Z. Allkan ka qenë i shoqëruar edhe nga dy arkitektët dhenga përgjegjësi administrativ për ndërtimin e xhamisë në Fushën e Tophanës.

Me këtë rast, përveç që janë diskutuar çështje të ndryshme me interes dypalësh, gjithashtu janë shoshitur edhe të gjitha punët tashmë të mbaruara administrative dhe teknike për sa i prket fillimit të ndërtimit të kësaj xhamie.

Pas këtij takimi të ngrohtë vëllazëror, Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi është shprehur shumë i lumtur për sa i përket tejkalimit të çështjeve formale rreth nismës së punëve për ndërtimin e xhamië. “Me z. Allkan i diskutuam të gjitha çështjet dhe mund t’ua konfirmoj lajmin se shumë shpejt, është çshtje dite, kur do të nisë ndërtimi i Xhamisë në Tophanë. Vëllezërit turq nga Turqia do të na e bëjnë peshqesh një nga xhamitë më të bukura dhe ndër më të mëdhatë në Ballkan”,  është shprehur efendi Rexhepi.