Si do dukej universi nëse njerëzit do të shihnin valët e radios

Imazhe të reja tregojnë universin me ngjyra mahnitëse radio-je, me Rrugën e Qumështit që mbizotëron si një nga më shumë se 300 mijë galaksi të vëzhguara në survejimin më të fundit – e më të madh të valëve të radios të realizuar ndonjëherë.
Astronomët kanë zbuluar katalogun e parë të Galactic and Extragalactic All-sky MWA, nga Grupi Murchison Widefield në Australi.
Qielli shfaqet përtej kapacitetit të syrit të njeriut duke e treguar universin me 20 ngjyra primare.
Sipas artikullit të botuar sot në “Vëzhgime mujore të Shoqatës Mbretërore Astronomike”, shqyrtimi ka kapur të gjithë qiellin jugor duke përjashtuar retë Magelanike dhe gjerësit Galaktike pa 10 gradë të Planit Galaktik.Kjo do të thotë që 307,456 galaksitë në katalogun e zgjeruar janë vëzhguar duke përdorur një radio teleskop 50 milionë dollarësh, në frekuencat 70-230 HMz.