Si do të duket bota me Trumpin si president?

Bota pyet veten se ç’ ndryshimesh do të sjellë e ardhmja me presidentin Trump.

 John Emerson, ambasadori amerikan në Berlin, tha atë që mendojnë tani politikanët rreth e rrotull globit. Nga Trumpi, tha Emerson në një ceremoni të organizuar nga Instituti Aspen, “ne nuk e dimë se ç’na pret.” Ambasadori, i cili duhet të jetë politikisht neutral, shkoi kështu shumë larg duke shtuar se nën drejtimin e Trumpit pritet një politikë izolacioniste, gjatë së cilës Amerika  do të largohet nga bota.

Historiani britanik Simon Schama u shpreh edhe më konkretisht në BBC. Meqë republikanët do të kontrollojnë pas zgjedhjeve jo vetëm Shtëpinë e Bardhë, por të dyja dhomat e Kongresit, do të ketë disa ndryshime rrënjësore: “NATO-ja do të jetë nën presionin e shpërbërjes, nga mbrojtja e klimës do të hiqet dorë, rregullimi bankar do të eliminohet. A të vazhdoj me të tjera?”

Po në rast se ai vërtetë mendon si thotë?

US-Präsidentschaftswahl 2016 - Anhänger Donald Trump in New York (Reuters/B. McDermid)