Si duken gratë e njerëzve më të pasur të botës

Njerëzit shpesh mendojnë se gratë e miliarderëve janë supermodele të kuruara që i kalojnë ditët mes salloneve të bukurisë dhe festave. Por a janë vërtetë kështu? Shembujt e mëposhtëm e rrëzojnë mitin rreth grave të njerëzve më të pasur të botës.

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan

1Pasuria e Mark Zuckerberg vlerësohet më shumë se 50 miliardë dollarë. Ai e takoi bashkëshorten e tij të ardhshme kur ende ishte një student në Harvard. Priscilla gjithmonë i ka mbështetur përpjekjet e Mark dhe besonte në suksesin e tij. Ata u martuan në maj të vitit 2012 në një ceremoni modeste në shtëpinë  e tyre. Në 2 dhjetor 2015 Mark dhe Priscilla u bënë prindër të një vajze.

Warren Buffett dhe Astrid Menks

2Warren Buffett është një nga investitorët më të famshëm në botë. Pasuria e tij vlerësohet më tepër se 70 mld dollarë. Ai u takuam me Astrid në 1970, kohë kur punonte si kamerier. Diferenca e moshës mes tyre është 16 vjet, duke provuar se dashurua nuk njeh kufij.

Bill dhe Melinda Gates

3Pasuria e Bill Gates vlerësohet më tepër se 80 mld dollarë. Bill e takoi gruan e tij të ardhshme në fund të viteve ’80, në një konferencë të organizuar nga Microsoft (ajo ishte një punonjëse e kompanisë). Ata u martuan në vitin 1994 dhe rritën 3 fëmijë së bashku. Bill dhe Melinda gjithashtu kanë themeluar fondin më të madh të bamirësisë në botë.

Larry Page dhe Lucinda Southworth

4Larry Page është një nga themeluesit e Google. Pasuria e tij vlerësohet më tepër se 30 mld dollarë. Pak dihet për partneret e tij, e cila është 7 vjet më e re në moshë. Në mënyrë të kuptueshme ajo përpiqet të shmangë vëmendjen e madhe publike. Dihet se ata janë martuar vetëm pak muaj pasi janë njohur.

Jeff dhe MacKenzie Bezos

5Jeff Bezos është themeluesi i Amazon. Pasuria e tij vlerësohet më tepër se 60 mld dollarë. Ai e takoi partneren e tij të ardhshme në vitin 1992. Kohë më vonë, MacKenzie ka rrëfyer në një intervistë për Vogue: ‘Zyrat tona ishin ngjitur me njëra-tjetrën dhe çdo ditë unë dëgjoja të qeshurën e tij të mrekullueshme. Si mund të mos bija në dashuri?’ Një vit më vonë ata u martuan dhe sot kanë 4 fëmijë.

Richard dhe Joan Branson

6Pasuria e themeluesit të Virgin Group vlerësohet rreth 5 mld dollarë. Richard e takoi gruan e tij të ardhshme në një dyqan antikuarësh; pavarësisht faktit se ajo ishte e martuar, ai iu vardis për një vit me radhë. Kështu ajo e la bashkëshortin e parë për fansin e saj më të madh. Sot çifti ka dy fëmijë.

Amancio Ortega dhe Flora Pérez Marcote

7Pasuria e njeriut që posedon Inditex – kompania e madhe multinacionale e modës që zotëron Zara, Massimo Dutti, Pull & Bear, Stradivarius, Bershka, Oysho, Uterque, dhe Lefties – vlerësohet më tepër se 70 mld dollarë. Për një kohë të gjatë Flora ka punuar si sekretare e Amancio dhe në vitin 2001 ata u martuan.

Michael Bloomberg dhe Diana Taylor

8Michael Bloomberg është politikan, sipërmarrës, dhe ish-kryetari i bashkisë së New York-ut. pasuria  e tij vlerësohet më tepër se 40 mld dollarë. Ai u divorcua nga gruaja e parë dhe prej vitit 2000 bashkëjeton me Diane. Në intervista të ndryshme çifti janë shprehur se nuk e shohin si prioritet të martohen zyrtarisht.