Si duket maksima “Konsumatori është mbret”nuk vlen për këto kompani

Përpos sektorit publik ku gjithë jemi të përqendruar si kolektivitet, harrojme sektorin privat me një numër të kompanive të privatizuara në mënyrë kriminale në vitet e 90ta, që gjenerojnë miliarda euro në vit nga konsumatori/klienti shqiptar. Kush udhëheq, kush e mbikëqyr punën e këtyre kompanive dhe a duhet sado pak organet menaxhuese dhe punonjësit të reflektojnë strukturën e klientëve dhe a kanë përgjegjësi shoqërore korporative? Si duket këto Kompani mendojnë se JO
Strukturat Udhëheqëse dhe Mbikëqyrëse të kompanive me të suksesshme:
STB: Bordi Udhëheqës dhe Bordi Mbikëqyrës: nga 11 anëtar 0 janë Shqiptar
Komerciale (Komercijalna): Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës nga 10 anëtar 0 janë Shqiptar
NLB: Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës 9 anëtar vetëm 1 anëtar shqiptar
TTK: Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës nga 12 anetarë 0 janë shqiptar
Societe General (Ohridska): Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës nga 7 anëtar 0-Shqiptar
Silk Road: Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës nga 7 anëtar 0 Shqiptar
EVN: Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës 12 anëtar 0 Shqiptar
OKTA: Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës asnjë anëtar shqiptar
MAKPETROL:Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës asnjë anëtar shqiptar
ALKALOID: Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës 9 anëtar asnjë shqiptar
TELEKOM: Bordi i Drejtorëve 14 anëtar, vetëm 1 shqiptar
VIP: Asnjë shqiptar

Shkruan :

Memet Memeti