Si e kaloi ditën e fundit me familje polici që e vrau terroristin në Izmir (FOTO+18)

Një sulm terrorist me të paktën 2 viktima deri tani u shënuan këtë të enjte në qytetin e Izmirit në Turqi.

Deri tani Policia ka konfirmuar se një nga viktimat është një polic i gjykatës dhe një anëtar i stafit të gjykatës jashtë të cilës ndodhi shpërthimi i një makinë me bombë.

Ndërkohë, në rrjetet sociale është publikuar edhe fotoja e oficerit të policisë që mbeti i vdekur në sulmin terrorist.

“Ai puthi fëmijën e tij në mëngjes para se të nisej për në punë dhe veshi uniformën. Ky është polici që u vra sot nga terroristet në Izmir”, shkruhet ne foton bashkangjitur lajmit.

Sakaq, thuhet se ai vrau një nga sulmuesit dhe parandaloi një masakër më të madhe qe mund te ndodhte ne Izmir. Ne vendngjarje u gjeten municione te pashpërthyera.