Si e zgjedhin meshkujt gruan me të cilën duan të martohen?

und të jeni tejet seksi dhe e mahnitshme në shtrat, por këto nuk mjaftojnë që një mashkull t’ju propozojë për martesë. Në fakt, seksi, për të mos thënë fare hiç, ka të bëjë shumë pak me martesën.

Arsyeja se përse një mashkull zgjedh të martohet me ju, gjendet jashtë dhomës së fjetjes. Tani,  jeni duke menduar se si ta bëni t’ju propozojë?

E thjesht fare! Meshkujt martohen me gra të cilat i bëjnë ata meshkuj më të mirë.

Kjo fillon kur meshkujt e vërejnë se vetura e tyre është më e pastër, shtëpia është më e rregullt. Por, kjo vetëm sa thellohet… Duket sikur kështu gjendet shërbyesja e shtëpisë ndërsa ne jemi duke folur për bashkëshorten, por do ta zbuloni shumë shpejt kuptimin dhe nuk ka asgjë maskiliste në gjithë këtë.

Pas një kohe – ndoshta në fillim të lidhjes, ndoshta pas disa muajve–meshkujt i pushton një “karakteristikë fisnike”, e cila i bën ata të duan të kujdesen për ju.

Dëshirojnë të dini ku jeni, në çfarë gjendje e keni veturën dhe dëshirojnë të sigurohen se keni mjaftueshëm karburant. Gjithashtu, fillojnë t’ju ndihmojnë me çfarëdo që dëshironi apo që keni nevojë dhe nuk janë më vetëm në rolin e të dashurit, por edhe të mikut.

Papritmas, gjërat e vogla për të cilat asnjëherë nuk keni menduar, fillojnë të bëhen të rëndësishme.

Meshkujt fillojnë t’u interesojë sesi ndiheni dhe jo sesi dukeni.

Thënë më shkurt, meshkujt martohen me një grua e cila ia përmirëson jetën dhe kjo gjithmonë do të jetë reciproke.