“Si fle natën me gjithë ata fëmijë të vrarë?!” Assad trondit botën me përgjigjen e tij

Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Assad, ka qeshur dhe ka thënë se fle mirë, kur është pyetur gjatë një interviste për gjithë ata fëmijë që vriten çdo ditë në Siri.
Assad, po ashtu ka thënë se vrasja e qindra mijëra civilëve është “faji i terrorizmit” dhe se “jemi duke folur për luftë dhe jo bamirësi,”.
Gjatë një interviste me “The Sunday Times”, Assad është pyet se si fle natën më gjithë ata fëmijë të vrarë në Aleppo dhe pjesë të tjera të Sirisë.
Ai është përgjigjur: “E di domethënien e kësaj pyetje. Fle rregullisht, fle dhe punoj dhe ha normal. Po ashtu, merrem edhe me sport.