Si mund të gjeni një punë në Gjermani?

Me ndryshimet e reja në Gjermani është lejuar së fundmi që kompanitë të marrin punëtorë edhe nga shtetet që nuk janë pjesë e BE-së, respektivisht në këtë rast mund të gëzohen qytetarët e Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Turqisë. Që një qytetar nga vendet e lartpërmendura të punësohet në Gjermani duhet:

-Të ketë leje qëndrimi për një kohë të kufizuar ose të ketë karton të kaltër për në BE,

-Për të marrë lejen e qëndrimit, qytetarët duhet të tregojnë pasaportën e tyre tek institucionet përkatëse në Gjermani dhe detyrimisht të mos jenë të refuzuar më parë për azil,

-Për të marrë leje qëndrimi për në Gjermani, ju mund të kërkoni ato në konsullatat dhe ambasadat e vendit tuaj,

-Duhet të ketë para të mjaftueshme në bankë dhe në punën që do gjej të ketë të ardhura të mjaftueshme që të siguroj qëndrimin pa kërkuar ndihma nga shteti,

-Kandidatët me kualifikime më të mira do të kenë mundësi më të mirë për të gjetur punë,

-Gjuha gjermane është kusht kryesor që ju të punoni në Gjermani, ndërsa për të vërtetuar se e dini gjuhën, ju duhet të keni diplomë.

-Me marrjen e lejes së qëndrimit ju nuk keni drejtë për të punuar. Leja e qëndrimit ju garanton qëndrim për të gjetur punë. Nëse gjeni punë atëherë mund të aplikoni për leje tjetër, me arsyetim se jeni duke punuar.

-Për vendet e punës, ju duhet të kontrolloni të gjithë portalet e punës në Gjermani