Si pushon Papa? Vatikani hap dyert për apartamentet papale (Foto)

Këto imazhe tregojnë luksin e apartamenteve papale, pasi ato janë hapur për herë të parë për publikun.

Papa Françesku ka vendosur të refuzojë përdorimin e pallatit në Castel Gandolfo, në jug të Romës, duke thënë se ato janë shumë luksoze.

Në vend të kësaj, ai preferon të kalojë verën në suitën e hotelit në Vatikan, ku edhe jeton.

Kjo do të thotë se kjo pronë e Vatikanit mund të vizitohet nga publiku.