Si rezultat i moshës ose problemeve shëndetësore, shenjat e errëta mund të paraqiten në lëkurën tonë.

Ky problem që shqetëson shumë njerëz, mund të zgjidhet edhe me metoda natyrale.

Më poshtë janë dy metoda shumë të thjeshta:

Patatet e papërpunuara

Patatet përmbajnë ushqyes të tillë si nicotinamide që është i njohur për vetitë e zbardhjes dhe sasinë e vitaminës B që aktivizon rinovimin e qelizave epiteliale. Patatja është ilaç kundër qarqeve të errëta rreth syve. Përdorni pataten si maskë të  fytyrës  duke e prerë në rrathë dhe duke fërkuar fytyrën (ose pjesët problematike të lëkurës) 3-4 herë në ditë për 10 minuta. Vendoseni pataten paraprakisht në ujë nëse keni lëkurë shumë të thatë.

Uthulla e  mollës

Uthulla e mollës përmban një kompleks të përbërësve natyral që gjallërojnë dhe pastrojnë lëkurën.

Aplikoni uthullën e mollës në pjesët e prekura të lëkurës duke përdorur një copë pambuku 2-3 herë në ditë.

Përsëritni këtë procedurë për një periudhë të rregullt prej një muaji. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, dhe kjo ju shkakton ndjesi sikur shpim gjilpërash, ju mund tëholloni uthullën e mollës me ujë.