‘Si i shpëtuan masakrës, 15 shqiptarët që punonin në kazinonë e Las Vegasit’

Fatmir Frank Hamzaj është një biznesmen i njohur për komunitetin shqiptar në Las Vegas. Në një bisedë për INA ai rrëfeu se masakra ka qenë e tmerrshme pasi që kanë humbur jetën dhjetëra njerëz të pafajshëm. Sipas tij, fatmirësisht kanë shpëtuar 15 shqiptarët që ishin të punësuar në kazinon “Mandalay Bay Hotel”, e cila gjendet përballë vendit ku u mbajt koncerti.

“Aty janë të punësuar mbi 15 shqiptarë, të cilët janë roje sigurie, apo punonjës të lojrave të fatit, dhe, mirëmbajtës të kazinos, se famshme “Mandalay Bay Hotel” në Las Vegas.

Në ate moment që ndodhi ngjarja asnjeri prej tyre deri tani nuk thuhet se ka qenë pjesëmarrës në koncertin muzikor në rrugën 91­Str., i cili, është një shesh përballë kazinos, ku ndodhi ngjarja dhe fatmirësishtë, të gjithë pra te 15 shqiptarët, duke folur me ta tani, më thanë se janë shëndosh e mirë ”, deklaron për INA, Frank Hamzaj.

Ai ka shprehur keqardhje për viktimat, duke i shprehur ngushëllime familjeve dhe gjithë popullit amerikan Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave është 58 të vrarë, dhe të paktën më shumë se 500 u plagosën në sulmin me armë zjarri që ndodhi të dielën mbrëma jashtë oborrit në kazinoje në sheshin para rrugës 91­Str. në afërsi të Mandalay Bay Hotel, në qytetin që ashtu quhet “Mbretëria e bixhozit” në Las Vegas, Nevada – SHBA.

Autori i dyshuar i sulmit, në Las Vegas, është një 64­-vjeçar i quajtur Stephen Paddock, cili ende nuk është konfirmuar se ka lidhje me grupe terroriste, dhe a ka qenë vetë apo i organizuar! thot? policia. Megjithatë, Ligji shtetëror i Nevadës, ngjarjen e përcakton si vrasjen në masë të Las Vegas, pra si një akt terrori.

Duke deklaruar emrin e të dyshuarit, Sherifi i Las Vegas Joseph Lombardo tha se policia, kishte “vendosur armë të shumta zjarri” në dhomën e hotelit të Paddock­it. Autoritetet, thonë po kërkojnë e dhe të shoqen e tij me të cilën jetonte në shtëpi, 62­-vjeçaren të quajtur Marilou Danley. Ajo është e gjatë rreth (125cm), peshon (50 kg) dhe ka pamje aziatike./INA