Si ta kompletoni kuzhinën tuaj me pak buxhet?

Stili i jetës në familje po ndryshon me ritëm të shpejtë edhe tek ne. Objektet e reja banesore me apartamente të shumta janë treguesi më i mirë se familjet e mëdha shumë-anëtarëshe në Kosovë i takojnë të kaluarës.

Duke i kuptuar nevojat e mëdha të familjeve të reja në apartamente të vogla, e sidomos investimet e shumta që nevojiten për tu shpërngulur në banesë të re, në tregun tonë gjithnjë e më shumë po hasim në oferta interesante për pajisjet e ndryshme shtëpiake të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne.

Koncepti i krijuar fillimisht nga gjiganti botëror Ikea para shumë vitesh në vendet perendimore që kanë kaluar në këtë tranzicion, i cili u premtonte çifteve të reja që banesën e tyre ta kompletojnë me një shumë të arritshme të parave tërësisht tani është duke u lansuar edhe në tregun tonë.

Së fundmi edhe në tregun tonë është paraqitur një koncept i tillë i shitjes nga rrjeti i parë i pajisjeve shtëpiake – Gama Electronics, e cila premton se me një shumë prej 899 eurosh (nga më shumë se 1 mijë e më shumë euro sa kushtojnë këto pajisje realisht) ju mund ta kompletoni kuzhinën tuaj me pajisje elektronike tërësisht, duke përfshirë frigoriferin, pllakën dhe furrën montuese, enëlarësen montuese, aspiratorin si dhe blenderin cilësor nga Bosch.

“Ne vazhdimisht jemi të interesuar që familjeve kosovare t’ua mundësojmë që me shuma minimale të buxhetit të tyre të bëjnë zgjidhje afatgjate, përkatësisht kompletimin e kuzhinës me gjitha produktet e duhura. Sepse e kuptojmë se këto pajisje janë domosdoshmëri e secilës familje, e sidomos atyre që fillojnë një jetë të re në një vendbanim të ri” ka thënë Mentor Hajdini, menaxher i marketingut në Gama.

Sipas Hajdinit, për gjitha familjet kosovare që nuk mund t’i blejnë gjitha këto pajisje me para në dorë, kompania ka krijuar edhe mundësinë që pagesën ta bëjnë edhe me këste mujore, pa kamatë për periudha afatgjate deri në 24 muaj.

Mundësitë e tilla për pajisjen me gjërat më të domosdoshme për shtëpi janë vlerësuar edhe nga qytetarët, të cilët kanë thënë se kjo gjë ua lehtëson shumë jetën gjithë atyre që shpenzohen shumë për blerjen e patundshmërive dhe më pas e kanë të vështirë që t’i mbulojnë edhe nevojat tjera shtëpiake për fillim të jetës së re në një banesë apo shtëpi të re.