‘Si ta njohim një shqiptar homoseksual, që për hatër të mamit lyp ‘nuse për shpi’

Nga Kimete Berisha, publiciste.

Me sy të mi, po shoh burra të martuar, që vijnë në pushim me shokë, ndërsa vendosen në apartamente me shtretër martesor.

Me vesh të mi i kam dëgju klithmat e tyre matanë murit që ndante dhomat tona dhe kam qenë dëshmitare kur pronari i ka parë duke u puthur dhe i tmerruar i ka përzënë si ‘qentë me zhugë’ në sabah të ferkut, ndërsa ata kanë ikur kokë-ulur pa pyetur ‘pse’.

Pastaj, janë kthyer në shtëpi ‘te gratë’.

Çka po du me thënë me këtë status!
Po du me thënë se homofobët më të mëdhenj janë vetë homoseksualët, të cilëve u vjen inati ta pranojnë se janë homoseksualë.
Më shumë se ne, ata duan për vete të jenë ‘burra’.
Por, për shkak të familljes, rrethit dhe traditës, ata martohen dhe i marrin në qafë femrat.

I di disa raste që kanë ndodhur nëpër Kosovë kur ‘si në filma’ gratë shqiptare i kanë zënë burrat e tyre duke i tradhëtuar ato me burra të tjerë.

A mund të ketë ndjenjë më të trishtuar sesa ta zbulosh se burri yt e dashuron një burrë tjetër, ndërsa me ty është martuar vetëm sa për t’u dukur njeri ‘normal dhe familjar’.

Djemtë e rinj i sheh në autobus, në klasë të mësimit, në plazh pa komplekse duke e përqafuar njëri-tjetrin dhe disa profesorë kanë treguar se si me sy të tyre përditë shohin nxënës duke e prekur në bankë shkollre njëri-tjetrin.

Njohim shumë homoseksual që falen dhe agjërojnë, që shkojnë në kishë e kryqohen, anipse absurde është se e praktikojnë fenë që ua ndalon të jenë homoseksualë, por feja nuk mund të mbrohet nga ta.

Por, gjeneratat pak më të mëdha, ata janë dyfytyrësh, ruhen shumë dhe jetojnë jetë të dyfishtë.

Dyshimi në burrërinë e meshkujve është brenga kryesore sot e vajzave të reja dhe atyre pak më të mëdha.

Frika e femrave se mund të përfundojnë të mashtruara nga ta është e papërshkrueshme.

Si ta njohim një mashkull shqiptar që është homoseksual, por për hatër të mamit lyp një nuse për shpi?

Përpara ka qenë bindja se mashkulli homoseksual është merakli në modë, pispilloset dhe flet si femër.
Por, homoseksualin shqiptar është zor ta zbulosh përveç nëse flet si femër.

Tekstualisht homoseksuali vërehet menjëherë nga një tekstolog (unë i vërej), se instiktivisht si kafsha e jo intuitivisht si njeriu ata neveriten pa arsye nga femrat.
Janë ata që i komentojnë femrave komente fyese në fotot e tyre, pa asnjë arsye. Ose u lshojnë fjalë fyese në rrugë dhe bëhen cinik pa asnjë shkas.
Shoqërohen me femra ‘janë shoqe të mira’, por ama
m’i prek femra ata, u duket s’i m’i prek gjarpëri.

Nuk është normale që një mashkull ‘normal’ me i sha femrat për së kthjellti.

Ata janë shqiptarë prandaj duan të jenë ‘burra’. Kur i hetojnë prindërit se djemtë e tyre të vegjël po lyhen e po ngjyhen me karmin, po luajnë lojna të çikave e po mbathin shtiklla, i çojnë te hoxha me ju shkru hajmali e me ju shkri plumb, gjithçka bëjnë, turli magjie bëjnë, përveç realitetin nuk ua pranojnë.

Siç thashë më lart, problemi është si ta identifikojmë homoseksualin aktiv që i thonë (që duket, flet dhe sillet si mashkull-mashkull) se pasivi shihet prej helikopteri dhe duket qesharak shkaku se sillet si femër.

S’po i kërkoj arsyet pse e qysh është homoseksuali-homoseksual, sepse për mua gjinia nuk është ‘ndjenjë’ por është ‘fakt biologjik’.

Por po ju tregoj se qindra lexuese janë ankuar dhe më kanë thënë se homoseksualët (ilegal) janë sot makthi më i madh i femrave shqiptare.

Ata duhet të dalin publikisht. Të regjistrohen në certifikatë të lindjes si të tillë.
Nëse vajzës e djalit 10 vjeçar i shkruan në certifikatë statusi ‘i pamartuar’ (e neve s’na vjen turp për këtë fakt), le të shkruaj në pasaportë dhe letërnjohtim edhe përkatësia e tyre ‘gjinore’.

Sa më shumë i pengoni, i gjykoni dhe i detyroni të bëjnë jetë të dyfishtë aq më shumë i merrni në qafë vajzat dhe motrat e juaja.

P.S. Si duket populli përpara u ka thënë ‘huduma’ homoseksualëve. Dhe si duket paskan qenë të vërteta rrëfimet e disa nuseve të ktynehetit të shkretat që tregonin se pas një viti martese ktheheshin ‘të paprekura’ në shtëpinë e çiknisë.

Dilni djema publikisht ‘shqyhuni’ e duhuni, por vajzat mos i mashtroni.

Mashtrimi ish dasht të dënohet me burg ????.

(Normal ka edhe femra që ndjehen si meshkuj, por meshkujt nuk frikësohen prej tyre dhe nuk janë ankuar se frikësohen mos po bien ‘viktimë’ e gjinisë së tyre të rreme).