Si të dalloni orizin plastik nga Kina

Kina mbetet prodhuesi më i madh në botë i orizit. Ky vend arrin të mbledhë mbi 200 milion ton oriz në vit dhe një pjesë e madhe e kësaj sasie eksportohet në mbarë botën.

Konsumatorët dhe veçanërisht amvisat kanë të drejtë të alarmohen sipas raporteve më të fundit që hedhin dritë mbi fshehjen e pesticideve të përdorura në kultivimin e orizit nga Kina. Por një raport i Korea Times ka hedhur dritë mbi manovrat e falsifikimit të këtij produkti si edhe ka treguar se orizi tanimë po përgatitet edhe në mënyrë artificiale. Në Kinë orizi po prodhohet artificialisht duke përzier niseshten e patates me një material toksik plastik fillimisht në formën e rrëshirës sintetike duke i dhënë formën e kokrrës së një prej produkteve më të konsumuara në botë. Këto kokrra jo natyrale më pas vihen në avull dhe artificialisht u jepet aroma e orizit që ne njohim. Mjekët e kanë nënvizuar shpesh rrezikun që vjen nga konsumimi i këtij produkti artificial. Në tre pjata oriz gjendet aq shumë plastikë sa me të mund të krijohet një qese e mirëfilltë nga ato të pazarit. Alarmuese apo jo?! Pak kohë më parë, Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore, EFSA, publikoi raportin vjetor për rreziqet që i kanosen konsumatorit Evropian dhe orizi plastik ishte një prej syresh. Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët Evropianë ngrejnë shqetësime të tilla.

Në vitin 2013, Parlamenti Evropian kërkoi më shumë sqarime nga Komisioni Evropian në lidhje me parandalimin e hyrjes së orizit plastik në vendet e BE-së sipas legjislacionin në fuqi. AgroWeb.org do t’ju mësojë disa hapa të thjeshtë se si të kuptoni nëse orizi është natyral apo plastik.

Metoda e Ujit Hidhni një lugë gjelle me oriz të pagatuar në një gotë me ujë të ftohtë dhe përzijeni në mënyrë të vazhdueshme. Nëse kokrrat e orizit do të zhyten në fund të gotës atëherë orizi është natyral. Nëse kokrrat qëndrojnë në sipërfaqe, atëherë kini kujdes!

Metoda e Flakës Përpiquni t’i vëni flakën kokrrave të orizit duke përdorur një shkrepëse ose çakmak. Nëse kokrrat marrin flakë menjëherë dhe digjen duke lëshuar erën e plastikës… atëherë ja ku e keni përgjigjen. Hidheni orizin menjëherë në plehra!

Metoda e Thërmimit Merrni një enë dhe thërmoni dhe shtypni kokrrat e orizit deri sa të kthehen në një pluhur të njëjtrajtshëm të bardhë. Nëse keni të bëni me oriz plastik, pluhuri i orizit do të jetë me ngjyrë të verdhë.

Metoda e Mykut Nëse dëshironi ta dini me siguri nëse orizi që keni blerë është i pastër nga plastika dhe i sigurt për konsum, atëherë vendosni disa kokrra në një enë të izoluar mirë dhe lëreni enën në një vend të ngrohtë. Pas disa ditësh, orizi normal zë myk. Plastika nga ana tjetër nuk myket kurrë.