Si të mësoheni me ndryshimin e orës

Natën mes 29 dhe 30 tetorit ndryshon ora, duke u spostuar akrepat jnë orë pas. Kthimi i orës diellore shënon dhe ardhjen e dimrit. Drita pakësohet dhe bashkë me stinën ndryshon dhe ritmi jonë. Për këtë është shumë e rëndësishme të mendosh për mirëqënien tënde në mënyrë strategjike.

Si duhet të zgjohesh?
Sipas disa studimeve zilja e zgjimit është një traumë e vërtetë. Të duket e lodhshme të zgjohesh teksa jashtë është ende errësirë? Nëse asnjë alarm nuk të bind të dalësh nga bota e ëndrrave, provoni me një zgjim të shndritshëm. Stimuloni agimin me një dritë me intensitet rritës, ideale për një zgjim me buzëqeshje.

Ngacmoni ndjesitë
Çohesh në momentin e fundit dhe je veshur menjëherë dhe me vrap shkon në kafene për të pirë kafen e mëngjesit, por “Stop këtyre sjelljeve të këqija!”. Sekreti është tek shfrytëzimi i mbrëmjes së mëparshme. Përgatisni tavolinën me kujdes. Për mëngjes zgjidhni ushqime që dëshironi dhe ndonjë detaj për të frymëzuar ditën, ëpr shembull një libër, revistë apo gazetë për ta lexuar gjatë pushimit.

Merrni frymë
Siç thonë dhe ekspertët, ecja në ajër të pastër është një stërvitje e mrekullueshme, e thjeshtë dhe me kosto zero. Mund ta bëni këtë çdo ditë dhe do ju bëhet një sjellje antistres. Drita diellore stimulon prodhimin e endorfinës, lufton depresionin dhe zgjon mendjen. Për më tepër ka një efekt rigjenerues për lëkurën.

Kujdesuni për trupin
Kjo është periudha e vitit që kërkon një angazhim të madh dhe kjo mund të jetë e lodhshme. I ftohti dhe errësira mund t’ju demotivojnë, duke shtuar atë melankolinë e vjeshtës. Për të luftuar lodhjen dhe apatinë keni nevojë të fokusoheni tek burimet jetësore për të stimuluar energjinë. Kushtojini çdo ditë vetes tuaj një moment. Ushqe nevojat e tua për ngrohtësi me ushqime të ngrohta e të shëndetshme, me supa me perimet e stinës që të ndihmojnë të pastrosh trupin dhe të ngrohësh shpirtin.

Pushoni mendjen
Ndalu. Ngjatë vjeshtës dhe dimrit ciklet e natyrës na mësojnë vlerën e pushimit. Në fund të ditës bëni një dush të ngrohtë dhe një masazh erërash me vajëra esencial. Kur të qetësohesh ndal ritmin e ditës dhe shijoni të tanishmen