Si të ndalni gjakderdhjen në hundë në pak sekonda

Të keni hemoarragji në hundë mund të jetë e frikshme, turpëruese dhe ndoshta pak e “shpifur”. Por, e vërteta është se ky fenomen i pafat i trupit ndodh zakonisht gjatë dimrit dhe rrallë herë mund të jetë shenjë e diçkaje serioze.

Sipas ekspertëve të mjekësisë alternative, mënyra më e lehtë dhe efektive për ta ndalur gjakderdhjen është duke pickuar hundën, pasi kjo shkakton presion në pikën e hemorragjisë në murin ndarës të hundës dhe ndihmon menjëherë qarkullimin e gjakut.

Përveç kësaj, mënyrë tjetër për trajtimin e gjakderdhjes së hundës është edhe ajo me qepë.

Qepën duhet ta prisni në pjesë të trasha e më pas ta vendosni një pjesë prej tyre nën hundë ndërkohë që merrni frymë.Si rezultat i vetive të shëndetshme të qepës, gjakderdhja do të ndalet brenda pak minutave.

Një mënyrë tjetër për të ndalur gjakderdhjen është edhe duke përgatitur lëng qepe dhe duke i vendosur dy-tri pika në secilën vrimë të hundës.