Si te pergatitni gurabia te shpejta

Përbërësit:

  • 1 vezë
  • 1 gotë caji sheqer
  • 1 gotë caji vaj
  • 1 gotë caji kos
  • 5 gota caji miell
  • ½ pecive.

Përzihen në një enë veza, vaji, kosi dhe sheqeri.

Shtohet mielli me pecivë dhe përzihet derisa të bëhet një brumë i butë.

Nga një lugë brumi vendoset në shuplakë të dorës të lyer me yndyrë.

Formhet gurabitë dhe vendosen në tepsi të lyer me yndyrë.

Shtypen në mes me pirun dhe futen në furrë me temperaturë 200 gradë derisa të fillojë një skuqje e lehtë.