Si të plotësoni saktë Lotarinë Amerikane, sot nisin aplikimet

Si të plotësoni saktë Lotarinë Amerikane, nesër nisin aplikimet

Nesër fillon aplikimi për Lotarinë Amerikane. Lotaria Amerikanë fton sërish shqiptarët të aplikojnë për të fituar mundësinë të punojnë e jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasada Amerikane sjell në uebsajtin e saj udhëzimet se ku dhe me cfarë dokumentesh duhet të paraqiten shqiptarët.

Dy rregulla qe duhet te keni parasysh:
Mos përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe
hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, sepse do të skualifikoheni automatikisht.

Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2017 do të fillojë të enjten, më 4 tetor 2016 në orën 12:00 mesditë, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 7 nëntor 2016, në orën 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5).

Ambasada sqaron edhe përgatitjet për intervistë.

Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dërgojnë dokumentet në Seksionin Konsullor mbi dy javë përpara datës së tyre të takimit. Nëse ju nuk e keni marrë akoma Garancinë Financiare dhe taksat nga sponsori në SHBA, ju mund t’i sillni ato së bashku me vizitën mjekësore në ditën e intervistës. Dështimi për të siguruar qoftë edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistës në ditën e caktuar dhe vonesa të gjata”, thuhet në njoftim.

Shqiptarja.com sjell dokumentacionin e plote

Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2017 do të fillojë të enjten, më 4 tetor 2016 në orën 12:00 mesditë, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 7 nëntor 2016, në orën 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5).

 *DV 2018 udhëzimet (eng)
 *DV 2018 udhëzimet (alb)

DV 2017 Kontrolli i Statusit të Regjistrimit

Për informacion rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2017, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të  Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë.

Njoftim: Për të përzgjedhurit e programit DV-2017, duhet të plotësojnë formularin elektronik DS-260 sapo të kenë marrë vesh që janë të përzgjedhur. Vonesa në dorëzimin e DS-260 rezulton në vonesë në caktimin e datës së intervistës nga Qendra Konsullore Kentucky. Formulari DS-260 gjendet në faqen e internetit të  Qendrës së Aplikimeve Elektronike Konsullore.

Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën

Në qoftëse jeni i përzgjedhur ju duhet të lexoni udhëzimet e mëposhtëme se si të pëgatiteni për intervistën:

 *Udhëzimet për Përgatitjen për Vizë për të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë

Kujdes Nga Mashtrimi

Mesazhe Mashtrimi që i Dërgohen Fituesve: Nëse ju keni marrë një postë elektronike (e-mail) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Lotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi. Vitet e shkuara, aplikantët fitues njoftoheshin nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK) me anë të postës, JO me e-mail dhe të përzgjedhurve u jepeshin udhëzimet se si të vazhdonin në hapat e mëtejshëm të procesit.  QKK-ja nuk ju kërkon juve t’u dërgoni para (të holla) atyre, apo ndonjë Ambasade tjetër të Steteve të Bashkuara të Amerikës (SH.B.A.) me postë apo nëpërmjet shërbimeve si Western Union.

Për ata që kanë aplikuar për DV-2017, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entry Status Check), i cili do të jetë në përdorim duke filluar nga data 5 maj 2016, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë”. Kjo është e vetmja mënyrë me të cilën ju do të merrni njoftim të statusit të aplikimit tuaj.  Nëse ju merrni një njoftim me anë të postës elektronike apo me postë rreth përzgjedhjes suaj në lotarinë E-DV, duhet të dini që ky njoftim nuk është i ligjshëm.  Vetëm pasi ju të jeni përzgjedhur, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar procesimi i rastit tuaj, vetëm atëherë ju mund të merrni në vazhdim e-maile komunikimi nga QKK-ja që ju njofton juve të shikoni Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informacione të reja rreth aplikimit tuaj.  QKK-ja nuk do t’ju kërkojë juve t’u dërgoni para atyre, kësaj Ambasade, apo ndonjë Ambasade tjetër të SH.B.A.-së me postë, apo shërbime të tilla si Western Union.  Nëse ju merrni një e-mail që ju duket të jetë një njoftim mashtrimi me Lotarinë DV, ne ju kërkojmë që ju ta dërgoni atë e-mail në adresën tonë të postës elektronike TiranaUSConsulate@state.gov.

Lutemi të kontrolloni  Paralajmërimin e Departamentit të Shtetit  dhe  Paralamërimin e Komisionit Federal të Tregtisë mbi mashtrimet me Lotarinë DV.

Adresat Mashtruese të Internetit: Disa adresa interneti mund të tentojnë t’ju çorientojnë duke ju bërë të mendoni që ato janë adresat zyrtare të internetit për Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë.  Ato mund të tentojnë t’ju kërkojnë të paguani për shërbime si formulari dhe informacionet, të cilat janë falas në adresat e internetit të Departamentit të Shtetit dhe të Ambasadave.  Disa shoqëri kërkojnë pagesa për të plotësuar formularin e aplikimit për Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë.  Nuk ka asnjë pagesë për të plotësuar formularin e aplikimit elektronik për Vizën e Shumëllojshmërisë. Fituesit do të njoftohen VETËM nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit duke filluar nga data 5 maj 2016, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore  “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë”

dhe nuk është e nevojshme përdorimi i ndihmësve për të aplikuar për Vizën e Lotarisë.

Mbani mend, vetëm aplikantët e përzgjedhur njoftohen nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK). Asnjë organizatë tjetër apo kompani private nuk është e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për të njoftuar aplikatët e DV-së për përzgjedhjen e aplikimit të tyre si fitues, apo të hapave të mëtejshëm në procesimin e aplikimit për vizë.

Kriteret Kualifikuese mbi Arsimimin dhe Punësimin

Të gjithë aplikantët e lotarisë së Vizave të Shumëllojshmërisë (DV) këshillohen të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikimit të arsimimit dhe punësimit para se të aplikojnë.  Aplikanti kryesor (ai që është përzgjedhur në bazë të numrit të aplikimit) duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikueshëm me qëllim që të kualifikohet për një vizë të programit të lotarisë së DV-së.

Arsimimi: Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është i barasvlefshëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm). Diplomat e shkollës së mesme gjimnaz me kohë të plotë kualifikohen për lotarinë. Shkollat e mesme profesionale me kohë të plotë mund të kualifikohen nëse ato në thelb përputhen me kërkesat thelbësore të një të arsimi të mesëm me kohë të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi përfundimtar do të merret nga oficeri konsullor në ditën e intervistës për vizë.

Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme – pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjeshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespondencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë.  Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin pa shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikohet për programin e lotarisë.

Diplomat universitare kualifikohen për programin e lotarisë së DV-së. 

Punësimi: Aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçare menjëherë para aplikimit.  Vetëm disa profesione specifike kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë.

Për t’u kualifikuar për një vizë të lotarisë mbi bazën e eksperiencës së punës, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë  Pune  4 ose 5, e klasifikuar në Përgatitjen Profesionale Specifike (SVP) të vlerës 7.0 ose më lart. Profesionet kualifikuese të DV-së janë të renditura në Bazën e të dhënave të Departamentit të Punës  O*Net Online Database.

DETAJE
LISTA E DOKUMENTACIONIT

Pasi Qendra Konsullore Kentucky (KCC) t’ju ketё njoftuar datёn tuaj të takimit pёr intervistё, ju duhet tё pёrgatisni dokumentet e mёposhtme, tё regjistroni datën e takimit tuaj dhe t’i dёrgoni dokumentet rreth dy javё pёrpara intervistёs nё Seksionin Konsullor tё Ambasadёs Amerikane në Tiranë me anё tё një shёrbimi postar tё shpejtё.

SHËNIM: Ju duhet tё bёni çdo pёrpjekje qё t’i dёrgoni dokumentet e mëposhtme nё Seksionin Konsullor me postë të shpejtë dy javё pёrpara datёs suaj tё takimit (duke përfshirë dëftesën origjinale të shkollës së mesme dhe vërtetim notash të lëshuar kohët e fundit e të përkthyer në Anglisht, si dhe diplomën e shkollës së lartë nëse e keni mbaruar). Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs. Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara më poshtë do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata.

Një datë e re interviste do të caktohet vetëm pasi t’i keni sjellë të gjitha dokumentet e kërkuara (nёse do tё ketё numra vizash nё dispozicion). Vizat në dispozicion të Lotarisë Amerikane (DV) janë subjekt i kufizimeve numerike. Aplikantёt e Lotarisё tё cilёt dёshirojnё tё marrin vizё duhet tё jenё tё pёrgatitur qё tё veprojnё me shpejtёsi duke i dorёzuar tё GJITHA dokumentet nё ditёn e intervistёs. Nëse një aplikanti Lotarie të DV-2016 nuk i është lëshuar një vizë në muajin në të cilin atij i ishte caktuar intervista nga KCC, vizat e vëna në dispozicion të aplikantëve të Lotarisë, mund të mos jenë të garantuara për ta. Aplikantёt qё kёrkojnё nga Seksioni Konsullor ricaktim tё datёs sё intervistёs sё tyre nё muaj tё mёvonshёm rrezikojnё seriozisht shansin pёr tё marrё vizё. Gjithashtu, aplikantёt qё paraqiten nё intervistё pa i patur tё gjitha dokumentet dhe formularёt e kёrkuar dhe qё i dorёzojnё dokumentet e kёrkuara nё njё muaj tё mёvonshёm, mund tё pёrballen me faktin qё tё mos ketё mё numra vizash nё dispozicion pёr ta. Numrat e vizave të Lotarisë DV pёr disa rajone dhe shtete mund tё mbarojnё edhe më pёrpara afatit të fundit të Programit DV-2016, pra pёrpara datёs 30 Shtator 2016.

Dokumentacioni i Kёrkuar:
KËTË LISTË:
Vendosni një kryq (X) në kutinë përkatëse për secilin dokument që do të dorёzoni. DËFTESA E PJEKURISË (Vetёm pёr aplikantin kryesor): Aplikanti kryesor duhet të sjellë:
 Dëftesën Origjinale të Shkollës së Mesme të përkthyer në anglisht dhe njё fotokopje tё saj; ose nё mungesё tё dёftesёs sё pjekurisё, vёrtetim notash të përkthyer në anglisht dhe fotokopje tё saj, ose vёrtetim nga Arkivi i Shtetit të përkthyer në anglisht me lëndët e studiuara dhe fotokopje tё saj;

 Për dëftesat e pjekurisë të shkollës së mesme të lëshuara përpara vitit 1990: sillni dëftesën origjinale dhe vërtetim notash të lëshuar kohët e fundit të përkthyer në anglisht dhe njё fotokopje tё tij; dhe

 Nëse keni kryer arsimin e lartë, përveç dëftesës së shkollës së mesme do të sillni edhe Diplomën e Shkollës së Lartë dhe njё fotokopje e saj. Dёftesa e Pjekurisё (ose Vёrtetimi i Notave nё mungesё tё dёftesёs sё pjekurisё) pёr aplikanёt qё e kanё kryer shkollёn e mesme nё Shqipёri duhet tё certifikohet nga Drejtoria Rajonale Arsimore e Rrethit, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe më pas të legalizohet nga Ministria e Punёve tё Jashtme e Shqipёrisё. Dëftesa e pjekurisë dhe Vёrtetimi i Notave DUHEN pёrkthyer nё anglisht. Sigurohuni qё sekretarja e shkollёs tё pёrfshijё nё mёnyrё korrekte tё gjitha lёndёt qё keni studiuar tek vёrtetimi i notave. Aplikantёt qё e kanё kryer shkollёn jashtё Shqipёrisё duhet ta legalizojnë dёftesёn e pjekurisё (ose vёrtetimin e notave nё mungesё tё saj) sipas procedurave të shtetit pёrkatёs dhe ta përkthejnë në anglisht dhe noterizojnë nga një noter publik i licensuar. Aplikantët që e kanë mbaruar shkollën e mesme në Greqi të lexojnë nën paragrafin ‘Dokumente tё Lёshuara nga Autoritetet Greke’ për procedurat specifike mbi përkthimin e dokumenteve të marra nga Greqia. Pёr detaje mbi edukimin qё ju kualifikon, lexoni Pyetje tё Shtruara Shpesh tek faqja e internetit tё Ambasadёs Amerikane.

PËRKTHIMI: Nuk ka nevojë për përkthim e noterizim të dokumenteve në gjuhën shqipe të lëshuara nga autoritetet shqiptare. Vetëm dokumentet që nuk janë në gjuhën Shqipe ose Angleze duhet të përkthehen në Anglisht dhe të noterizohen. Pёrjashtim bёjnё dëftesa e pjekurisë, vërtetimi i notave dhe vendimet gjyqёsore (si p.sh. tё divorcit dhe ato qё tregojnё njё dёnim), tё cilat DUHEN pёrkthyer. CERTIFIKATA E LINDJES (për secilin aplikant): 1 (një) certifikatë lindjeje në 6 gjuhë për përdorim jashtë shtetit për secilin aplikant që ka lindur në Shqipëri. Certifikata duhet tё lexojё Certifikatё Lindjeje, dhe jo Certifikatё Personale. Certifikata duhet tё ketë statusin civil të tanishëm. Nëse keni lindur jashtë Shqipërisë, duhet certifikatë lindjeje nga shteti ku ka lindur aplikanti, e përkthyer dhe noterizuar, si dhe certifikatë lindjeje nga Shqipëria. Nёse keni lindur nё Greqi, lexoni paragrafin ‘Dokumente tё Lёshuara nga Autoritetet Greke’ rreth procedurёs sё vulёs apostille dhe pёrkthimit zyrtar.

CERTIFIKATA E MARTESËS (për secilin aplikant): 1 (një) certifikatë martese për secilin aplikant (nёse jeni tё martuar). Certifikata duhet të përmbajë edhe mbiemrin tuaj para martesës.

VENDIM I GJYKATËS PËR DIVORCIN APO CERTIFIKATË VDEKJEJE: Nëse keni qenё tё martuar mё parё, përfshini prova të përfundimit të të gjitha martesave të mëparshme, qoftё pёr shkak tё vdekjes, apo tё divorcit (si p.sh. certifikatë vdekje të bashkëshortit/es, vendimi përfundimtar i divorcit i pёrkthyer në anglisht, etj).

VËRTETIM I GJENDJES GJYQËSORE NGA MINISTRIA E DREJTËSISË: Çdo aplikant mbi moshën 16 vjeç duhet të aplikojë për vërtetimin e Gjendjes Gjyqësore (dëshmi penaliteti) tek Posta Shqiptare. Shënoni “Ambasada Amerikane” si pёrgjigje e pikёs “Institucioni pёr tё cilin kёrkohet certifikata” tё formularit tё aplikimit pёr vёrtetimin e gjendjes gjyqёsore. Vërtetimi duhet t’i përfshijë të gjithë emrat dhe/apo mbiemrat e përdorur, pёrfshirё mbiemrin e vajzёrisё. Vёrtetimet e gjendjes gjyqёsore tё aplikantёve pёr Vizё Amerikane do tё dёrgohen direkt nё Zyrёn Konsullore tё Ambasadёs Amerikane. Vetёm vёrtetimet e marra direkt nga Zyra e Gjendjes Gjyqёsore do tё pranohen; aplikanti nuk mund tё paraqesё vetё vёrtetimin e gjendjes gjyqёsore. Pёr tё dёshmuar qё ju keni aplikuar pёr dёshminё e penalitetit, duhet tё dёrgoni njё kopje tё mandatit tё arkёtimit nga Posta Shqiptare.

Kujdes: Shpesh aplikantёt refuzohen vetёm se ata nuk kanё pёrfshirё tё gjithё emrat/mbiemrat e pёrdorur nё vёrtetim. SHËNIM: Personat qё janё dёnuar pёr njё vepёr penale duhet tё paraqesin vendimin e gjykatёs tё pёrkthyer e noterizuar, ku tё tregohet dёnimi, pavarёsisht faktit nёse personi ёshtё falur, ka fituar amnistinё, apo ёshtё rehabilituar.

VËRTETIM NGA POLICIA E NJË VENDI TË HUAJ: 1 (një) vërtetim nga Policia e një vendi të huaj për personat mbi moshën 16 vjeç, të përkthyer dhe noterizuar në Anglisht, në rastet kur jetoni aktualisht dhe keni më shumë se 6 muaj në atë vend, ose në rastet kur keni jetuar më parë më shumë se një vit. Në rastet kur keni përdorur mё shumë se një emër apo mbiemër vërtetimi duhet t’i pёrfshijë të gjithë emrat dhe/apo mbiemrat e përdorur, pёrfshirё mbiemrin e vajzёrisё. Për më tepër informacion, vizitoni faqen e Internetit (në Anglisht) të Departamentit Amerikan të Shtetit Byrosë së Çështjeve Konsullore “Dokumentacioni që Aplikanti Duhet të Dërgojë në NVC”. Vërtetimi i Policisë Greke: Lexoni paragrafin ‘Dokumente tё Lёshuara nga Autoritetet Greke’ për informacion tё detajuar. Kujdes: Shpesh aplikantёt refuzohen vetёm se ata nuk kanё pёrfshirё tё gjithё emrat/mbiemrat e pёrdorur nё vёrtetim.

REGJISTRONI DATËN E TAKIMIT DHE DEGËN E DHL-SË: Secili aplikant i vizёs, pavarёsisht moshёs duhet tё regjistrojё datёn e takimit dhe tё zgjedhё degёn e DHL-sё ku dëshiron t’i dorёzohet pasaporta pas pёrfundimit tё rastit tuaj, apo tё dёrgoni dokumente shtesё nёse do ju kёrkohet nga Seksioni Konsullor.

Ndiqni këta hapa:
1) krijoni njё llogari tek https://ais.usvisa-info.com/sq-al/iv,
2) zgjidhni “Unë kam një datë takimi për intervistë në Konsullatë nga Qendra Kombëtare e Vizave (NVC), Qendra Konsullore në Kentucky (KCC) ose Seksioni Konsullor dhe jam udhëzuar që të regjistroj takimin tim në këtë faqe interneti”, pastaj
3) regjistrohuni me të dhënat tuaja.
Më pas 4) zgjidhni “Duhet të regjistroj një takim për vizë imigruese që NUK është për vizë “K” (të fejuari, bashkëshorti, fëmije)”.
5) Vendosni të dhënat e kërkuara dhe numrin e çështjes tuaj* dhe më pas
6) zgjidhni “Vazhdo” (me ngjyrë të gjelbër).
7) Vazhdoni me regjistrimin e korrierit të DHL-së.
8) Vazhdoni me “Përfundoni regjistrimin tuaj”.
9) Printoni fletën me titull “Udhëzime” dhe dërgojeni së bashku me dokumentet e tjera. Viza juaj nuk do të lëshohet nёse nuk e sillni kёtё dokument nё Seksionin Konsullor. *Nëse gjatë regjistrimit tuaj ju merrni një mesazh të tillë: “Numri i çështjes për vizë emigruese që është dhënë nuk është gati për të caktuar një takim”, lutemi prisni edhe disa ditë derisa rasti juaj të jetë ngarkuar elektronikisht në faqen e internetit më sipër. Zakonisht kjo ndodh pasi aplikanti e merr njoftimin me datën e takimit për intervistë disa ditë më përpara se dosja juaj elektronike të vijë në Seksionin Konsullor. Rrallëherë ndodh edhe që numri i çështjes suaj të jetë futur në sistem pa zerot, p.sh.: në vend të 2017EU0001234 të jetë 2017EU1234 dhe për këtë shkak ju jep mesazhin e mësipërm. Ndaj, provoni edhe këtë mundësi duke hequr zerot. Provoni të regjistroheni përsëri pas disa ditësh, por sigurohuni që të jeni regjistruar përpara datës suaj të takimit. FOTOGRAFIA: Pavarёsisht nga mosha, tё gjithё aplikantёt e vizave emigruese pёr nё SHBA, duhet tё paraqesin dy fotografi me ngjyra, tё papёrpunuara me programe kompjuterike, me pёrmasa 5 cm x 5 cm, me sfond tё bardhё. Shkruani emër, mbiemër e numrin e rastit nga prapa fotografisë. Fotografia duhet tё ketё njё pamje frontale, me kokёn nё qendёr tё fotografisё. Për më shumë detaje, vizitoni faqen e Internetit (në Anglisht) të Departamentit Amerikan të Shtetit Byrosë së Çështjeve Konsullore “Kërkesat e Fotografisë”. Në qoftë se kërkesat nuk plotësohen, fotografia nuk do të pranohet. Fotografia duhet tё jetё nxjerrё gjashtё muajt e fundit. VËRTETIM USHTARAK: 1 (një) vërtetim ushtarak për aplikantët meshkuj që kanë lindur para vitit 1990, pavarёsisht nёse e keni kryer apo jo shёrbimin ushtarak; si dhe pёr aplikantet femra qё kanё kryer shёrbim tё mёparshёm ushtarak. Aplikoni tek Posta Shqiptare.

DOKUMENTE TË TJERA CIVILE: 1. Vendime tё lёshuara nga autoriteti shtetёror pёrgjegjёs nё lidhje me ndryshimin e emrit/mbiemrit, moshёs, birёsimit, apo rasteve tё ngjashme. 2. Certifikatë origjinale të lindjes nga vendi i huaj, i përkthyer e noterizuar. Nёse keni lindur nё Greqi, lexoni paragrafin ‘Dokumente tё Lёshuara nga Autoritetet Greke’ për informacion tё detajuar.
FOTOKOPJA E PASAPORTËS: Njё fotokopje e faqes me tё dhёnat biometrike, pavarёsisht moshёs. Pasaporta e aplikantit duhet tё jetё e vlefshme pёr udhёtim dhe duhet tё ketё tё paktёn njё vit vlefshmёri pёrtej datёs sё lёshimit tё vizёs. Ju duhet tё paraqisni pasaportёn tuaj nё datёn e intervistёs. Pasaporta duhet tё pёrmbajё emrin e mbiemrin tuaj tё pёrditёsuar (p.sh.: pёr rastet e aplikanteve tё sapomartuara).
PROVA TË MBËSHTETJES FINANCIARE NGA SPONSORI NË SHBA: Formulari I-134 (Affidavit of Support) – Një garanci financiare origjinale (jo fotokopje as me e-mail) nga qytetari amerikan apo me green card. Vini re: pika 11 e formularit duhet plotësuar: “I intend to make specific contributions…” Ky dokument nuk duhet tё jetё mё i vjetёr se 12 muaj kur tё paraqitet nё ditёn e intervistёs, Fotokopje të pasaportës amerikane të sponsorit, tё certifikatёs sё natyralizimit, ose fotokopje të kartës së rezidentit të përhershëm të ligjshëm, Vërtetim punësimi të lëshuar kohët e fundit, i cili tё pёrmbajё informacion se pёr sa kohё keni qenё tё punёsuar dhe rrogёn tuaj, Taksat e vitit të fundit (Formulari 1040), ose një transkript apo kopje të taksave të marrë direkt nga Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave. Formularët W-2 të vitit të fundit për të gjitha punët, Nёse sponsori ёshtё i martuar, edhe bashkёshortja e tij duhet tё dorёzojё Formularin I-134 tё firmosur (origjinal, jo fotokopje, as me e-mail) shoqëruar me fotokopje të pasaportës amerikane të sponsorit, tё certifikatёs sё natyralizimit, ose fotokopje të kartës së rezidentit të përhershëm të ligjshëm. Sigurohuni që të ardhurat e sponsorit të jenë mbi 100 pёrqind tё nivelit tё varfërisë (poverty guideline), që vendoset çdo vit nga Departamenti Amerikan i Shërbimeve të Shëndetit dhe Njeriut, përndryshe ju duhet të gjeni një sponsor tjetër. Kujdes: shpesh aplikantёt refuzohen për këtë arsye, gjë që mund të çojë në humbjen e numrit të vizës të vënë në dispozicion për ju në atë muaj nga KCC-ja.
DOKUMENTE TË LËSHUARA NGA AUTORITETET GREKE:
Dëftesa e shkollës së mesme, certifikata e lindjes dhe vendimet gjyqësore: duhet të kenë vulën apostille, si dhe të jenë të përkthyera nё Anglisht nga Zyra e Përkthimeve e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.
Vёrtetimi nga policia greke: Aplikantët duhet tё aplikojnё tek Zyra e e Gjendjes Gjyqësore pёr tё Huajt (Ipiresia Pinikou Mitroou allodapon), Mesogion 96, 101 79 Athinё, Greqi, tel. (+30) 210776-7300, 210776-7185, 210776- 7186, & 210776-7043. Lutemi mos kontaktoni Ambasadën Greke në Tiranë për vërtetimin e policisë greke. Vërtetimi duhet të legalizohet me vulën apostille dhe të jetë i përkthyer nё Anglisht nga Zyra e Përkthimeve e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.
VIZITA MJEKËSORE: Secili aplikant, pavarёsisht moshёs, duhet t’i nёnshtrohet vizitёs mjekёsore, e cila kryhet vetёm nga mjekёt e autorizuar nga Seksioni Konsullor i Ambasadёs Amerikane, nё Tiranё. Ju duhet tё shkarkoni e tё lexoni me kujdes Udhёzimet Mjekёsore, ta plotёsoni atё dhe t’ia dёrgoni mjekut tё autorizuar formularin e aplikimit pёr vizitёn mjekёsore nё formatin excel fiks tre javё pёrpara datёs sё intervistёs (përjashtim bëjnë rastet kur jeni udhëzuar specifikisht nga Seksioni Konsullor të paraqiteni edhe pa datë interviste tek mjeku). Paraqitini mjekut tё autorizuar njё kopje tё fletёs sё takimit pёr vizё. Aplikanti ёshtё gjithashtu pёrgjegjёs pёr pagesёn e tarifёs sё ekzaminimit nga mjekёt.

Mos e sillni CD-nё e Rrezeve X nё Seksionin Konsullor. Lexoni mё poshtё nёn Paragrafin “Pasi të Keni Marrë Pasaportën dhe Paketën e Vizës” tё kёtij udhёzimi nё lidhje me CD-nё e rrezeve X. Formularin e Vizitёs Mjekёsore mund ta gjeni në faqen e Internetit (në Anglisht) të Departamentit Amerikan të Shtetit Byrosë së Çështjeve Konsullore “Përgatitja për Intervistë – Vizita Mjekësore”. Kёrkoni pёr TIA –Tirana dhe ju do tё shkarkoni formularin e vizitёs mjekёsore. Shënim: Data e skadimit tё vizёs suaj do tё kushtёzohet nga data e skadimit tё raportit mjekёsor. Formularёt mjekёsorё tё klasifikuar si Class B (TB) janё tё vlefshme pёr 3 muaj nga data qё e firmos mjeku. Tё gjithё formularёt e tjerё tё klasifikuar si “Nuk ka sёmundje tё dukshme” janё tё vlefshёm pёr 6 muaj nga data qё e firmos mjeku. Nёse rasti juaj kalon pёr proces administrativ tё mёtejshёm, apo shqyrtimi i rastit tuaj vonohet pёr shkak tё dokumenteve qё mungojnё, raporti mjekёsor mund tё skadojё pёrpara se viza tё lёshohet. Nё kёtё rast, juve do ju kёrkohet tё kryeni edhe njёherё vizitёn mjekёsore dhe ta dёrgoni zarfin mjekёsor nё Seksionin Konsullor pёrpara se ju tё merrni vizёn tuaj.
PROVA TЁ LIDHJES SUAJ (për çiftet e sapomartuar): Fakte dhe prova që tregojnë lidhjen tuaj si p.sh. fotografi, korrespondencë, telefonata, qё tregojnё qartazi aplikantët e vizёs; ose prova tё tjera që tregojnë lidhjen tuaj përgjatë kohës. USB-të apo DVD-të NUK pranohen dhe do të asgjësohen nëse i dërgoni. SKADIMI IDOKUMENTEVE: Të gjitha dokumentet duhet të jenë marrë nga zyrat përkatëse jo më parë se një vit nga data e intervistës. Pёrndryshe, rasti juaj do tё refuzohet derisa ju tё sillni dokumentet e pёrditёsuara.

Mos e sillni CD-nё e Rrezeve X nё Seksionin Konsullor. Lexoni mё poshtё nёn Paragrafin “Pasi të Keni Marrë Pasaportën dhe Paketën e Vizës” tё kёtij udhёzimi nё lidhje me CD-nё e rrezeve X. Formularin e Vizitёs Mjekёsore mund ta gjeni në faqen e Internetit (në Anglisht) të Departamentit Amerikan të Shtetit Byrosë së Çështjeve Konsullore “Përgatitja për Intervistë – Vizita Mjekësore”. Kёrkoni pёr TIA –Tirana dhe ju do tё shkarkoni formularin e vizitёs mjekёsore. Shënim: Data e skadimit tё vizёs suaj do tё kushtёzohet nga data e skadimit tё raportit mjekёsor. Formularёt mjekёsorё tё klasifikuar si Class B (TB) janё tё vlefshme pёr 3 muaj nga data qё e firmos mjeku. Tё gjithё formularёt e tjerё tё klasifikuar si “Nuk ka sёmundje tё dukshme” janё tё vlefshёm pёr 6 muaj nga data qё e firmos mjeku. Nёse rasti juaj kalon pёr proces administrativ tё mёtejshёm, apo shqyrtimi i rastit tuaj vonohet pёr shkak tё dokumenteve qё mungojnё, raporti mjekёsor mund tё skadojё pёrpara se viza tё lёshohet. Nё kёtё rast, juve do ju kёrkohet tё kryeni edhe njёherё vizitёn mjekёsore dhe ta dёrgoni zarfin mjekёsor nё Seksionin Konsullor pёrpara se ju tё merrni vizёn tuaj.
PROVA TЁ LIDHJES SUAJ (për çiftet e sapomartuar): Fakte dhe prova që tregojnë lidhjen tuaj si p.sh. fotografi, korrespondencë, telefonata, qё tregojnё qartazi aplikantët e vizёs; ose prova tё tjera që tregojnë lidhjen tuaj përgjatë kohës. USB-të apo DVD-të NUK pranohen dhe do të asgjësohen nëse i dërgoni.

Rregull i ri: Mos përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht.