Si te shmangni djersitjen e këmbëve?

Në raste kur i mbajmë këpucët gjatë në këmbë, ndodh që këmbët të djersiten dhe rrjedhimisht si pasojë e kësaj ndihet aromë e pakëndshme në këpucë.

Për të shmangur djersitjen e këmbëve, dhe erën e pakëndshme mjafton vetëm një lëvore portokalli.

Lëvozhgën  e portokallit mund ta mbështjellni në letër të hollë e cila do ti thithë vajrat.

Nëse megjithatë frikoheni se portokalli mund të lëshojë ngjyrë në këpucë, përdorni sodë buke.

Mbushni me të çorapet e vjetra najloni dhe lidhni skajet. Çdo mbrëmje vendosni nga një çorapë në atlete apo këpucë dhe soda do ta kryej punën gjatë natës.

Vajrat antibakteriale do të pengojnë rritjen e bakterieve dhe thithin të gjitha erërat e pakëndëshme.