Si të sillen me bebt nënat e reja

Të gjithë e dimë, që nuk ekziston një manual për prindërimin dhe të gjithë gjënden të papërgatitur përballë këtij fakti. Por si duhet të sillemi ne me bebet ? Çdo prind, pothuajse që në muajt e parë të jetës, pret me padurim fjalën e parë të fëmijës, hapat e tij të parë dhe harron se çdo gjë ndodh gradualisht. Nëse prisni të bëheni më fëmijë, duhet fillimisht të përgatisni veten. Pas shumë vitesh jetë do të bëheni me fëmijë, kjo është sa magjike, aq edhe befasuese. Koha prej 9 muajsh shërben për ta përgatitur nënën me ndryshimin që do të ndodh në jetën e saj. Për këtë shkak baballarët janë gjithmonë më pak të përgatitur. Ata trëmben kur shohin foshnjen e vogel, që është fëmija i tyre. Eksperimentet kanë treguar se vetëm pas 3 muajsh nga lindja e një fëmijë, babai fillon ta dojë atë. Ndjenjat e tij të para janë habi edhe frikë. Tregohuni të kujdesshëm me bebet sepse ato kuptojnë edhe ndiejnë, njësoj si ne, vetëm se kjo bëhet me kapacitete më të vogla. Mos tregoni asnjëherë frikë në sytë e të voglit tuaj, dhe gjithnjë mundohuni të buzëqeshni përpara tij. Kjo do ta ndihmojë të rritet një fëmijë i dashur dhe i shëndetshëm.