Si te udhetoni me pak para

Chinese woman looking at map

1. Kënaquni rrugës dhe udhëtoni me makinë

Nëse destinacioni i juaj është brënda 24 orëve vozitje, mendoni të shkoni me makinë.

Kryesisht ky është opcioni më i lirë për familje katër anëtarshe se sa fluturimi.

Koha e kalimit me makinë nuk duhet të humbasë për pushim, bëjeni zbavitëse, duke planifikuar lojra dhe ndalesa për atraksione eventuale dhe bukurive natyrore gjatë udhëtimit.

Chinese woman looking at map

2. Merrni ushqimin me vete

Shmangni situatat ku mund të ngecni i uritur dhe të paguani për ushqime dhe pije të shtrenjta – duke paketuar ushqimet dhe pijet e juaja të shëndetshme.

Vërtetoni se janë gjëra që nuk prishen lehtë, shkrihen apo diçka e tillë në p.sh. makinën e ngrohtë.

Bleni ushqim në supermarkete të mëdha lokale, merrni me vehte ftohësin për rrugë, aparat për vlimin e ujit.

udhtim-3

3. Shmangni udhëtimet në mes të sezonit

Nëse dëshironi të udhëtoni në destinacione familjare gjatë kulmit veror, festave shkollore, në deti gjatë kulmit të sezonit veror, në metropole për Krishtlindje etj… duhet të jeni të gatshëm të paguani më shumë.

Nëse udhëtoni jashtë këtyre termineve kulmore, do të harxhoni më pak në përgjithësi; ushqim, strehim, bileta dhe transport dhe akoma më e mira është se i shmangeni turmave të mëdha.

Rezervoni fluturime me avio kompani shumë më herët.

udhtim-1