Si të visheni në takimin e parë

Të vendosësh se çfarë duhet veshur në një takim të parë është e vështirë, por shumë e rëndësishme. Çdokush bën gjykime të shpejta, edhe pse në mënyrë të pavetëdijshme, pasi veshja ka një impakt të madh në takimin e parë. Njihuni me disa rregulla që vlejnë për një ditë të tillë…

Këshilla për femrat

Të zgjedhësh se çfarë të veshësh në një takim të parë është e vështirë, për faktin se njohja me personin është e pakët. Ju nuk e dini se çfarë i pëlqen ose jo atij.

Ja disa këshilla të vlefsh
me:

Vini sa më pak bizhu. Nëse janë të tepërta iu bëjnë të dukeni e ngarkuar dhe jo elegante.
Mos u ngarkoni me make up. Sa më pak të vini aq më mirë është.
Shmangni vënien e thonjve fallco, të cilët nuk ngjanë aspak estetikë. Edhe pse mund të jenë figurantë, ata përdoren për mbrëmje apo raste të veçanta.
Shmangni gjithashtu llakun në flokë. Thjesht nuk do të dukeni mirë.
Mos harroni të hidhni pak parfum. Ai duhet të jetë sa më i lehtë. Nëse do të ishte i rëndë, personi përballë nuk do të ndihej rehat.

Nuk duhet të visheni shumë trendy. Edhe pse idetë tuaja mund të jenë në relevancë me stilet e fundit të modës, kjo nuk mund të jetë e njëjtë për partnerin tuaj. Mund të gjykoheni.

Mos prisni të visheni në momentin e fundit. Kjo ka për t’iu konfuzuar shumë dhe është gjëja e fundit që iu duhet pikërisht këtë ditë.

Nëse skuqeni nga alkooli, i cili mund t’iu shkaktojë reaksion, atëherë iu sugjerohet të vini fondatinë në nuancë jeshile.

Pra, është e rëndësishme të visheni jo vetëm bukur, por mbi të gjitha, në mënyrë elegante dhe të thjeshtë. Duhet të prezantoheni me idetë tuaja me tepër se sa me veshjet, që në këto raste janë gabimisht të ekzagjeruara.

Këshilla për meshkujt

Se çfarë duhet veshur në një takim të parë mund të jetë akoma më e vështirë për meshkujt. Stili dhe moda sigurisht që ndiqen më tepër nga vajzat, por kjo nuk do të thotë që djemtë duhet të qëndrojnë indiferentë. Ja disa këshilla veçanërisht për djemtë:

Nëse nuk ndiheni rehat me idenë e kostumit, atëherë mos zgjidhni atë, pasi nuk do të ndiheshit rehat dhe vetvetja. Kjo do të krijonte përshtypjen se sikleti juaj shkaktohet nga takimi dhe jo nga kostumi.
Mos konsumoni veshje që bëjnë për të qeshur. Edhe aksesorët nuk duhen përdorur shumë në këto raste. Byzylykët me emra janë gjithmonë qesharakë.
Mos vishni rroba të cilat mund të jenë shumë të vogla ose të mëdha në masë. Përdorni veshje të cilat iu rrinë vërtet mirë dhe në masë. Nëse nuk jeni të sigurt kur i blini, pyesni shitësen nëse ia vlejnë apo jo. Një mendim i dytë nuk do ishte asnjëherë i pavlerë.
Edhe përdorimi i aftershave-it do ishte në masë.
Përdorni deodorant antidjersë, i cili duhet të jetë gjithmonë i përdorshëm nga ju.
Mund të vishni sandale nëse keni këmbë të mira; nëse jo, mund t’i shmangni.
Mos u përpiqni të impresiononi vajzën me të cilën po dilni përmes ideve të modës, veçanërisht kur nuk keni asnjë ide. Mos harro se mund të dinë më shumë se ty.

Tatutë dhe idetë që krijohen për to janë të ndryshme. Disa mund t’i pëlqejnë, disa të tjera jo. Në takimin e parë është mirë që t’i mbuloni ato.

Mos harroni të komplimentoni partneren tuaj rreth veshjes së saj. Femrat dëshirojnë të vlerësohen dhe komplimentohen. /