Si te vozitni ne kohe me mjegull

  1. Distanca:Një nga gjërat themelore gjatë ngasjes nëpër mjegull, është mbajtja e distancës më të madhe nga makinat që lëvizin përpara. Edhe pse shumica e shoferëve i “ngjiten” prapa makinës para tyre për të pasur vizion më të qartë, kjo mund të jetë shumë e rrezikshme, sepse edhe shoferi i makinës që është përpara, e ka dukshmërinë e zvogëluar nga mjegulla. Këto janë situata ku ndodhin aksidente zinxhirore në mjegull.
  2. Mbani anën e djathtë:Shumë shoferë në mjegull ndjekin vijën e qendrës në rrugë që është shumë e rrezikshme, sidomos nëse rruga është dykahëshe. Nëse ana e djathtë është e shënuar me linjën e rregullave të trafikut, këshilla më e mirë është për të mbajtur atë linjë, përkatësisht ajo të jetë udhëzues për të shmangur makinat që vijnë nga drejtimi i kundërt, por edhe ndihmesë nga dritat që mund t’ju verbojnë.
  3. Kyçni ngrohësin e xhamave: Pasi që mjegulla mund të formojë lagështi, lirisht kyçni ngrohësin e xhamave dhe aktivizoni fshesat e xhamave për të pasur dukshmëri më të mirë.
  4. Dritat për mjegull:Sigurisht se një nga gjërat më të rëndësishme janë dritat e mjegullës. Nëse keni ato në makinën tuaj, përdorini ato, sepse ato janë të vendosura në pjesën e ulët dhe të drejtuara drejt fundit, që gjatë mjegullës, është zgjidhje e vetme për ndriçimin e rrugës dhe për të parandaluar verbimin e shoferëve të tjerë, pasi që kur përdoren dritat e gjata në mjegull, vjen deri te reflektimi i saj.
  5. Pa nxitim:Gabimi më i madh i shoferëve është se pasi hasin mjegullën, duan të dalin nga ajo sa ma shpejt. Asnjëherë mos nxitoni për të dalë sa më parë nga mjegulla, sepse atëherë ndodhin aksidentet. Ngasja nëpër mjegull duhet të jetë e ngadalshme dhe duhet të jeni të durueshëm, në të kundërtën ka më pak gjasa t’i shmangeni aksidentit. Ndiqni shpejtësimatësin, sepse ndoshta jeni duke lëvizur më shpejt se sa duhet.