Si te zbuloni se sa te vjetra i keni gomat e makines

Sigurisht që gomat vjetërsohen me kalimin e kohës nga kushtet e terrenit ku e ngasim makinën. Gomat mund të durojnë deri në 10 vite përdorim, edhe pse shumë prodhues gomash sygjerojnë që ato të ndërrohen me të reja çdo 6 vite.

Mirëpo është interesant të dijmë se kur janë prodhuar gomat që i kemi në makinë. Kjo është mirë edhe kur t’blejmë goma të përdorura të dijmë vitin e prodhimit të tyre.

Në shembullin e mëposhtëm e shihni një kod 3 ose 4 shifror që tregon javën dhe vitin e prodhimit. Kjo gomë në këtë rast e ka kodin 3011, ku 30 do të thotë që është prodhuar në javën e 30, dhe 11 do të thotë në vitin 2011.