Si ti pastroni më mirë pjesët intime

Pastrimi gjatë dushit është një proces deri diku intuitiv … deri në momentin që arrijmë në zonat delikate. Çfarë lloj sapuni duhet të përdorni? Jeni duke u pastruar shumë, apo pak? Informacione të gabuara se si të pastroni vaginën tuaj mund t’ju shkaktojnë nga një kruajtje e lehtë e  lëkurës deri në infeksione të rënda. Të gjithë e dimë se kur nuk jemi shumë rehat në ato pjesë, nuk jemi rehat më asnjë vend. Më poshtë jepen disa këshilla që ndihmojnë për një pastrim sa më të mirë të vaginës.

Fokusohuni në zonën përreth vaginës

Teksa  në pjesën e jashtme nevojitet një pastrim i mirë, pjesa e brendshme bën një punë më se të kënaqshëm  në vetëmbrojtje. Jessica Shepherd , gjinekologe në Universitetit e Illinois në Çikago thotë se: “Vagina ka një mekanizëm shumë të mirë mbrojtës dhe duket sikur ka mini-ekosistemin e saj që arrin ta mbajë shumë të pastër”.

Nuk është e nevojshme të blini sapun të posaçëm

Zakonisht vagina ka një pH 3.5 deri në 4.5. Kur përdorni produkte higjienike, si shampoo për trupin, të cilat kanë mesatarisht një pH 8, kjo mund ta çekuilibrojë disi pH, duke shkaktuar irritime, kruajtje dhe aroma të pakëndshme. Sapunët pa aromë janë një zgjedhje e mirë sepse nuk përmbajnë aromatizues që mund të jenë irritues për lëkurën. Për më tepër, sapunët janë më të mirë se sa shampot speciale sepse përmbajnë më pak alkool. Vetëm kini gjithmonë parasysh simptomat që ju shkakton përdorimi i një sapuni të caktuar: kruajtje, thatësi, infeksione – këto janë shenja që ju duhet të përdorni një sapun më delikat.

Sigurohuni të pastroheni të paktën  një herë në ditë

Nëse nuk pastroheni kaq shpesh, mund të mos jeni duke hequr qafe të gjitha papastërtitë si sekrecione dhe djersa që mblidhen. Nga ana tjetër, nëse pastroheni shumë shpesh, mund të jeni duke shkaktuar çrregullime në zonën vaginale. Për larje dhe fshirje, përpiquni të përdorni materiale të buta, si peshqirë delikat dhe jo sfungjerët e dushit që janë shumë të ashpër. Përsëri kini kujdes për simptoma si kruajtje, tharje, ndryshime në lëngjet vaginale dhe infeksionet e mundshme. Një larje e tepruar i shkakton këto simptoma gjithashtu.

Mos u merrni shumë me pastrimin e pjesës së  brendshme të vaginës

Ja çfarë ndodh kur pastroni shumë pjesën e brendshme. Në të gjenden baktere të mira dhe baktere të këqija. Duke larë pjesën e brendshme, jeni duke i larguar të dyja llojet. Niveli i pH në brendësi ka një  balancë shumë delikate. Nëse hiqni bakteret e mira, ato të këqijat kanë më shumë mundësi të shkaktojnë dëme. Kjo e fundit manifestohet në formën e infeksioneve nga më të ndryshmet.