Si t’i zhdukni lehtësisht buburrecat nga shtëpia

Ju mund t’i shihni ato kudo, pasi janë llojet më rezistente në botë. I mbijetojnë niveleve të larta të rrezatimit dhe mund të mbijetojnë pa ushqim për më shumë se një muaj.

Bëhet fjalë për buburrecat që mund të gjenden kudo në shtëpitë tona dhe ushqehen me çdo gjë që gjejnë. Buburrecat lënë shënjues kimikë në jashtëqitjen e tyre, duke bërë që të tjerë të gjejnë më shpejt burime e ushqimit, çka do të thotë më shumë buburreca.

Kjo është metoda kryesore e komunikimit të tyre dhe kjo është arsyeja që gjenden shpesh në numër të madh në vende të caktuara. Ata nuk zhduken as nga helmimet.

Sidoqoftë, mund t’ju ndihmojnë t’i hiqni lehtësisht qafe. Vendosni disa gjethe dafine në pjesët e kuzhinës.

Ato janë shumë të përshtatshme për largimin e buburrecave të bezdisshëm dhe një alternativë e mirë për të shmangur helmet në shtëpi, duke shmangur kështu toksinat e rrezikshme.

Në fakt, gjethja nuk i vret ato por bën që për shkak të aromës së saj, buburrecat të qëndrojnë larg. Vendosni 10 gjethe në një cep të kuzhinës dhe ju kurrë më nuk do të shihni buburreca.

bay-leaf-web