Si u fut në kurth pedofili 43-vjeçar

Një pedofil është kapur në flagrancë në përpjekje për të takuar një vajzë 14-vjeçare, me të cilën më pas synonte të kryente marrëdhënie seksuale. Ai u burgos për të dytën herë brenda një viti nga autoritetet angleze, ndërkohë që po përpiqej të takonte vajza nën moshë.
Wayne Chester do të qëndrojë 21 muaj i burgosur pasi u kap nga gjuetarët e pedofilëve “Gardianët e Veriut”. 43-vjeçari u burgos për 22 javë më parë brenda këtij viti pasi u kap nga një polic që dikton të rriturit të cilët kontaktojnë vajza të mitura në internet.
Ai iu përgjigj një kërkese miqësie nga një adresë fiktive e një vajze 14-vjeçare e cila ishte në të vërtetë një profil i rremë i hapur nga policia, si pjesë e një operacioni në fillim të janarit. Chester u përgjigj, duke i thënë asaj se ajo ishte, ‘e bukur’ dhe ‘ajo’ u përgjigj duke e bërë të qartë për të se ajo ishte vetëm 14 vjeç.
Chester i tha asaj se i pëlqenin vajzat e vogla dhe i kërkoi asaj të dërgonte imazhe nudo të sajat, por ajo nuk iu bind kërkesës së tij. Vetëm pas pak ditësh pasi ata flisnin online, ai i kërkoi të miturës ta takonte. Kur ai u duk në vendin e takimit, grupi i gjuetarëve të pedofilëve lajmëroi policinë. Ai mohoi të kishte bërë shkëmbime online por gjithsesi u arrestua nga policia.