Si u vetëvra Bekim Fehmiu

Një lajm i papritur erdhi për vdekjen e aktorit të madh, Bekim Fehmiu. Ikja e tij në moshën 74-vjeçare dukej tejet e mistershme, sepse ai u vra në rrethana të pasqaruara, pa lënë ndonjë amanet apo edhe pa bërë asnjë bujë.

Jeta e tij ishte rënduar tejmase nga qëndrimi në Beograd, nga lufta në Kosovë, masakrat serbe dhe se ai ishte I zënë ngushtë dhe e brente

Ndër gjegjja përballë jetës që po bënte në mes të Beogradit.  Si ndodhi vetëvrasja  Aktori ashtu në moshë të thyer ishte në banesën e tij në katin e nëntë në lagjen “Zvezdara”.

Rreth orës 15.30 (15 qershor-2010) ai ishte futur në dhomën e tij dhe në një moment djali i tij Hedoni kishte dëgjuar një krismë.

Vrapi në dhomën e aktorit, ka gjetur atë të shtrirë në krevat të mbuluar me gjak.

Aktori i madh kishte shtënë me pistoletën e tij personale në gojë. Fillimisht ai kishte dhënë shenja jete, mirëpo disa minuta para ardhjes së ndihmës së shpejtë, ai ka ndërruar jetë. Mirëpo, se çka ka shtyer aktorin e madh që të ngrejë dorën ndaj vetes, akoma nuk dihet.

Ai atë ditë nuk ishte i hidhëruar dhe se askush nga familjarët nuk besonin se do ti ndodhte një tragjedi e tillë. Në shtëpi atë orë ishte djali i tij Hedoni, ndërsa gruaja Branka Petriç, kishte dalë në treg dhe në shëtitje. Lajmi për vetëvrasjen ishte përhapur për disa minuta kudo.

Aktori i madh disa vite kishte probleme shënde tësore, ndërsa para katër muajve kishte përjetuar një sulm në zemër të lehtë. Kohëve të fundit ai ishte totalisht i izoluar dhe kohën e kalonte në shtrat. Shumë rrallë dilte nga banesa.

Bashkëshortja e Fehmiut, Branka Petriq një aktore e njohur, deklaroi se Bekimi ka bërë vetëvrasje në banesë rreth orës 14 deri 15, deri sa ajo ishte në qytet dhe se sipas saj ai për një kohë ka qenë i vetë izoluar, ka pasur disa probleme shëndetësore dhe psikike.

Ajo tha se kremimi I trupit të tij (djegia e trupit) do të bëhet në Beograd, por ende nuk është caktuar data. “Kjo ka qenë dëshira e fundit e Bekimit”, tha ajo.

Rebeli që braktisi skenën për shkak të terrorit serb

Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen “Madame Kolontine” të  Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.

Ai atëherë kishte shprehur pakënaqësi rreth tërheqjes, duke pohuar se e bën këtë akt për shkak të propagandës së egër anti shqiptare e organizuar nga serbët. Në vitin 2002 në Beograd u botua libri autobiografik i Bekim Fehmiut, “Shkëlqimi dhe trishtimi”, në të cilin përshkruhet peri udha që nga lindja e tij në Sarajevë e deri në regjistrimin në fakultetin e arteve dramatike në Beograd. Mirëpo libri ende nuk është botuar në shqip. Këto ditë e ka përfunduar edhe pjesën e dytë të dorëshkrimit të librit në fjalë në serbisht, dhe kap periudhën prej vitit 1956 e deri më sot. Ylli i kinematografisë botërore 74-vjeçari Bekim Fehmiu ka lindur në Sarajevë më 1 qershor të vitit 1936, nga i ati Ibrahim Fehmiu patriot dhe punëtor I shquar i arsimit shqip, kurse fëmijërinë dhe rininë e ka kaluar në Prizren ku e ka mbaruar edhe gjimnazin. Fakultetin e arteve dra matike e ka kryer në Beograd ku edhe e ka kaluar jetën me

bashkëshorten Branka Petiq, po ashtu aktore, me të cilën ka djemtë Uliksin dhe Hedonin. Bekimi u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966, kur në festivalin e Kanës mori Palmën e  Artë. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Rolet e tij në filmat “Edukata speciale”,

“Odiseja”, apo “Aventurieri”, për menden si kryevepra të kinematografisë botërore. Bekim Fehmiu ka bashkëpunuar me shumë aktorë të njohur botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, DirkBogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, apo Claudia Cardinale.