Silva Gunbardhi e sëmurë, i nënshtrohet operacionit

Këngëtarja vlonjate Silva Gunbardhi ka kërkuar lutjet e fansave të saj pasi do t’i nënshtrohet një operacioni në sy për shkak të problemeve me shikimin.

Ajo thotë se ndihet mjaft në ankth dhe uron që gjithçka të shkojë mirë. Përmes një shkrimi në Instagram, Silva, thotë se figurat publike jo gjithmonë janë të perfeksionuara, e për ketë ajo është e detyruar që të bëjë ndërhyrjen në sy.

“Jam mësuar të më bëhet llogaria sesa fitoj pa I shkuar kujt në mend se sado të fitoj një nënë me fëmijë të vogël asnjëherë nuk mjafton. Për të vazhduar me problem të tjera që kanë të bëjnë me shikimin tim”, shkruan këngëtarja.

screenshot-12_1485719965-9878129