Silva Gunbardhi flet pas operacionit: Unë e di sa kam vuajtur 10 vjet

Vetëm para disa ditësh këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare tregoi se vuante nga shikimi dhe kishte plot 10 vite me këtë problem.

Por më në fund ajo vendosi të kryente një ndërhyrje në sy për të rikthyer dhe korigjuar shikimin pasi deri para dy ditësh ajo mbante lente në sy, gjë që sipas saj kanë qënë një tmerr i vërtetë.

“Jam mësuar të më bëhet llogaria se sa fitoj, pa i shkuar kujt në mend se sado që të fitojë një nënë me fëmijë të vogël, asnjëherë nuk mjafton! Për të vazhduar me probleme të tjera që kanë të bëjnë me shikimin tim”, shkruante këngëtarja. Në statusin më poshtë, Silva çuditi fansat e saj duke rrë- fyer dhe më shumë nga gjendja e saj ekonomike, edhe pse flitet se fiton shumë para nga koncertet.

Ndodh që figurat publike të shikohen si perfeksion, por askush nuk është perfekt! Të gjithë kemi të meta, probleme! Jam më- suar të më bëhet llogaria se sa fitoj, pa i shkuar kujt në mend se sado që të fitojë një nënë me fëmijë të vogël, asnjëherë nuk mjafton! Për të vazhduar me probleme të tjera që kanë të bëjnë me shikimin tim.

Pres me ankth ditën e nesërme, ku jam e detyruar t’i nënshtrohem një operacioni në sy! Doktor Kastriot Boriçi më dha një shpresë, që unë mund të shikoj më në fund si njerëzit normalë. Nëse keni kohë, lutjuni Zotit për mua!”, shkruante ajo.

Dhe operacioni shkoi me shumë sukses, kshu është shprehur këngëtarja e mirënjohur e muzikës madje shtoi se në spital i ka ndodhur një suprizë shumë e bukur.

“Gjithë kohës me lente në sy. E keni parasysh ndjesinë e vazhdueshme kur të hyn diçka në sy dhe vuan gjithë ditën? Unë kisha mbi 10 vjet me këtë ndjesi”, tha ajo. Ndërkohë ajo ndau me ne dhe një surprizë që i kishte bërë doktori, pas ndërhyrjes. “E dini çfarë më ndodhi?

Pagesën e operacionit e kisha bërë me bankë. Por kur shkova pas operacionit për vizitë, doktori më tha: “Silva ke dy opsione, ose të t’i kthejmë mbrapsht paratë, ose zgjidh dikë që ka nevojë për ndihmë e ta ndihmosh me këtë shumë. Unë zgjodha të ndihmoj një fëmijë të vogël sa djali im”.

Pyetjes se sa kishte kushtuar ndërhyrja, ajo iu përgjigj: “Eh, ç’pyet, duhet të punoja shumë për t’i hequr ato para mënjanë!”. Sa i takon jetës private, Silva ka krijuar një familje të bukur me këngëtarin Dafi Derti, dashuri nga e cila erdhi në jetë Dalvi, djali i tyre që bën dy vjeç këtë verë. Historia e tyre lindi gjatë xhirimeve të klipit hit “Të ka lali shpirt”.