Simeone: Ky është ekipi më i mirë në botë (FOTO)

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone nuk ka dyshime.

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka lavdëruar Barcelonën duke thënë se katalanët mbeten ekipi më i mirë në botë.

Edhe pse janë në prag të eliminimit nga Liga e Kampionëve pas humbjes 4:0 në ndeshjen e parë nga Paris Saint-Germain, Simeone e vlerëson Barcelonën mbi të gjitha skuadrat e tjera.

“Është e vështirë të konkurroni siç kanë bërë ata në dekadën e fundit”, deklaroi Simeone në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Ata kanë fituar 12 tituj me Luis Enriquen dhe besoj se janë ende ekipi më i mirë në botë”, theksoi ai.

Atletico Madrid takohet me Barcelonën në Vicente Calderon, të dielën. /Lajmi.net/