Simptomat që tregojnë se diçka e keqe po ndodh në trupin tuaj

Ushqimet e pashëndetshme ju sëmurin dhe mund të ndikojnë në përthithjen e vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme në sistemin tonë të tretjes, shkruan tiranaobserver.

Është shumë e rëndësishme që të njihni simptomat në kohën e duhur dhe në këtë mënyrë të dini se çfarë veprimesh duhet të bëni. Mungesa e vitaminave dhe mineraleve në trup është zakonisht e dukshme pas shfaqjes së disa simptomave.

Çarja në buzët e gojës

Shkaqet më të zakonshme janë:

Mungesa e vitaminës B. Disa sëmundje të stomakut shfaqen me gërryerjen e mukozës së buzëve.

Rënia e flokëve

Rënia e papritur e flokëve mund të ndodhë disa muaj pas një sëmundje apo një operacioni të rëndë, e cila mund të jetë rezultat i rritjes së stresit. Por edhe sëmundjet tiroide zakonisht shkaktojnë rënien e flokëve, si edhe marrja e pilulave hormonale kontraceptive.

Humbja e flokëve mund të jetë rezultat i medikamenteve të veçanta, si ato kundër koagulimit të gjakut, rritjes së presionit të gjakut, sëmundjet e zemrës dhe depresioni.

Mpirja e duarve, këmbëve dhe pjesëve të tjera të trupit

Mungesa e acidit folik ose vitaminës B9, vitaminës B6 dhe B12 mund të çojë në mpirje dhe dridhje. Ato janë të lidhura direkt me sistemin nervor periferik dhe mungesa e tyre shkakton bllokim, e cila çon në ankth, depresion, lodhje dhe anemi.