Siri – “Njerëzit po vriten, a nuk e shihni? Kini mëshirë për ne”

Fëmijët e Alepos i bëjnë kandidatëve amerikanë për president një pyetje.

Në vendin e copëtuar nga lufta, fëmijët pyesin se çfarë do të bëhet me ta, cili do të jetë fati i tyre, nëse lufta do të vazhdojë dhe pse fëmijët e vegjël duhet të vdesin.

“Kur do t’i jepni fund luftës?”

“Thuajini atyre të ndalojnë shkatërrimin e Alepos”

“Kërkesa ime është të ndalohen avionët, t’i jepet fund gjuatjeve dhe luftës”

“Pse nuk po përfundon lufta? Pse Bashar nuk është hequr akoma?”

“Njerëzit po vriten, a nuk e shihni? Kini mëshirë për ne”

Këto ishin disa nga kërkesat e fëmijëve të pafajshëm sirianë që u drejtohen dy kandidatëve amerikanë për presidentë, Hillary Clinton dhe Donald Trump