Sivjet SHBA investon 86 milionë $ për ushtarët e vendosur në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi që ka buxhetin më të madh në botë për ushtrinë.
Janë rreth 600 miliardë dollarë që SHBA-ja shpenzon çdo vit për ta mirëmbajtur ushtrinë e vet – larg më shumë se sa shteti që vjen pas saj.

Disa milionë nga ky buxhet shkojnë edhe për trupat amerikane që ndihmojnë sigurinë në Kosovë.

Sipas planifikimit buxhetor për vitin 2017, SHBA do të shpenzojë mbi 87 milionë dollarë për trupat e saj në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Kurse në vitin paraprak shifra ishte edhe më e madhe , mbi 111 milionë dollarë.

Për trupat e ushtrisë amerikanë dhe punën e tyre në Kosovë ka folur edhe Sekretari (Ministri) i ri i Amerikës, John Matiss, i cili ka thënë se ushtria amerikane do të largohen vetëm kur Forca e Sigurisë së Kosovës të kthehet në ushtri.