S’KAM PËRGJUAR, TELEFONI IM KA THYER REKORDE DUKE MË PËRGJUAR

Gordana Jankullovska, ish-ministrja e Brendshme ka mohuar që MPB, derisa ajo udhëhoqi me këtë ministri, të ketë përgjuar telefonat e qytetarëve. Përmes profilit të saj në Facebook, Jankullovska ka reaguar ndaj emisionit të mbrëmshëm në televizionin TEMA, duke sulmuar ashpër aktivistët e opozitës, të cilët ishin mysafirë në emisionin “Top Tema”. “Mbrëmë në emision në Telma, aktivistët e opozitës me gënjeshtra dhe fjalë të pavërteta për mua, mirëpo kjo është bërë në mënyrë të padrejtë pasi nuk janë dhënë kontra-argumente, në mungesë të tyre një pjesë e opinionit do i merr si të vërteta ato që plasohen. Nuk do e komentoj gjithë emisionin mirëpo duhet të dini se telefoni im ka qenë i përgjuar për gjithë atë periudhë që flet opozita duke thyer kështu rekorde edhe botërore, e madje kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut”, shkruan Jankullovska në Facebook.