SKANDAL / Ish- ushtari i KFOR-it e djeg Kuranin (FOTO/VIDEO)

Martin Zapletal, veteran nga misionet ushtarake çeke në Kosovë dhe në Kuvajt, sot aktivist i zjarrtë kundër NATO’s, i njohur në publik prej asaj qe e ka treguar prapanicën e zhveshur kolonës së NATO’s, tani e ka djegur Kuranin bashkë me salsiçe në skarë, transmeton gazetametro.net.

Në këtë mënyrë u solidarizua me sllovaken e cila për shkak të përdhosjes së librit të shenjtë përfundoi në burg.

“Islami propagandon dhunë. Të themi jo, ta kundërshtojmë atë. Islami, ideologjia dhe feja, kjo është e papajtueshme”, ka thënë Zapletal njerëzve të cilët ishin mbledhur në kopsht afër skarës me dy salsiçe të derrit dhe Kuranin të cilën e spërkati me benzinë dhe e dogji, duke e shfletuar dhe treguar se po digjet çdo faqe.

Ashtu si Adrijana Melekova e cila e shqeu Kuranin, urinoi në fleta të shqyera, i përdori në vend të letrës së tualetit dhe në fund e dogji edhe atë para flamurit të Sllovakisë, edhe Zapletal në oborr pas skarës e vuri flamurin e Çekisë.

Policia ka thënë se në mes tjerash te Adrijana ka gjetur disa flamuj të Sllovakisë. Ja te unë dy, i treti është në tra. Më vrisni”, i ka porositur autoritetet çeke Zapletal në video incizimin të cilin e ka postuar në profilin e vet në Facebook dhe e shpërndanë nëpër rrjete sociale.