Skandal spiunazhi me imamët turq në Gjermani

Grupi islamik turk në Gjermani ka pranuar se disa predikues të saj kanë spiunuar për qeverinë turke mbështetësit e klerikut Fetullah Gylen.

Në dhjetor, DITIB, një grup i angazhuar në aktivitete fetare, sociale dhe kulturore, nuk pranoi se kishin marrë një urdhër nga Diyaneti turk që të informonin mbi anëtarët e dyshuar të lëvizjes “Hizmet”.

DW shkruan se sekretari i Përgjithshëm i DITIB, Bekir Alboga i tha se gazetës gjermane “Rheinische Post”, se disa imamë kishin dhënë informacione për Ankaranë në lidhje me pasuesit e Gulen.

Ai shtoi se nuk kishte marrë udhëzime direkte nga Diyaneti turk për këtë çështje, por sa disa imamë kishin dhënë “padrejtësisht” informacione mbi pasuesit e Gulenit në Gjermani.

 “Ne më vjen shumë keq për këtë që ka ndodhur dhe kam folur me Diyanet-n në lidhje me këtë çështje”, tha Alboga.

Një zëdhënës i Hizmetit në Gjermani, sipas DW, tha se ishte tronditëse se si imamë të cilët duhet të ishin shembull për pjesëtarët e xhamive të tyre, spiunojnë tek qeveria turke.

“Imamët janë duke i shtuar benzinë zjarrit”, tha ai.

Komisioneri gjerman për integrimin, Aydan Özoguz, bëri thirrje DITIB për të qenë i pavarur nga qeveria turke.

Ajo i tha agjencisë gjermane të lajmeve DPA se organizata ka vënë në rrezik reputacionin e saj.

Një ekspert për Turqinë tha se predikues të tillë që spiunojnë pranë qeverisë turke duhet të përjashtohen nga Gjermania.

Volker Beck, një ligjvënës nga radhët e të Gjelbërve në opozitë, tha në një deklaratë se imamët e DITIB duhet të përballen me akuza për spiunazh.

/DW/Ora News/