Skandalet e Melania Trump, nga eskortë përfundoi si Zonja e Parë

Kjo është historia e një emigranteje nga Ballkani që doli nga mizerja falë një princi jo edhe aq të kaltër. Kështu e fillon portretin e saj për Melania Trump revista francize people “VSD”. Lapsi.al e ka përshtatur këtë portret duke u fikusuar më shumë tek e shkuara skandaloze e ish vajzës ballkanike.

Ne jemi bazuar tek ato fakte që e bënë Melania Knaus, të martuar në 2005, një “zonjë të parë ashtu sikurse ju nuk keni parë kurrë më parë” siç shkruante New York Post e cila publikoi këtë verë fotot më shumë se pikante të ish modeles.
Në këtë kohë u fol edhe se Melania bënte punën e një escort Girl, një lajm që e tha një gazetar slloven dhe e publikoi Dail Maily, por që më pas edhe gazetari edhe gazeta u tërhoqën nga frika e padisë.

Jeta e Melani Knauss, e lindur në vitin 1970 në Novo Mesto të ish Jugosllavisë nuk është e thjeshtë.

Ajo është rritur në një pallat punëtorësh në Svenica. Babai i saj Viktori, një anëtar i lidhjes komuniste e fitonte jetën duke shitur makina. E ëma, Amalia punonte në tekstil dhe që në moshën 5 vjeçare e prezantonte të bijën e saj në shtëpitë e modës.

Pas studimeve për dizajn që nuk janë të provuara ajo fluturoi drejt ShBA. Dhe në vend të ëndrrës amerikane takon në klubin Kit Kat të New Yorkut Donald Trumpin. Ai ka një tërheqje të menjëhershme. Sipas saj ajo ishte më e ftohtë. Por ai vë në punë metodat dhe mjetet e tij dhe gjithçka përfundon.
Në korrik 2002 miliarderi e drejton Boingun e tij 727 në drejtim të Brinkut, afër Ljubjanës ku e presin prindrit e vajzës 32 vjeçare Viktor dhe Amalia. Grupi i vogël mblidhet në Grand Hotel Toplice rreth një tryeze me eskallopë të shorëqur me qepë dhe parate.

Përpos dorës së gruas së re Trump kërkoi edhe nëse ky hotel që i pëlqeu ishte në shitje tregojnë gazetarët sllovenë Bojan Pozar dhe Igor Omerza (VSD perkthim Lapsi.al). Në 2005 dasma u festua në Palm Beach ku nusja mbajti të veshur një fustan mëndafshi Dior. Ceremonia u zhvendos më pas në apartamentin kitch në Trump Tower ku të ftuarit u lutën të vishin shapka për të mos gërvishtur mermerrin e bardhë të dyshemesë së shtëpisë. Pasi mori Green Card në 2001, Melania u bë amerikane pesë vite më pas.

Pas fitores së burrit të saj në garën presidenciale ajo do të jetë zonjë e parë që nuk ka lindur në Amerikë që prej vitit 1829.

Pas gafës së fjalimit të verës që shkoi ku ajo kopjoi një tekst të Michelle Obamës, ajo del rrallë në paraqitje publike. Por ajo thotë se nuk është vetëm një grua e bukur. “Kam tru dhe e di se çfarë kërkoj” i deklaroi ajo portalit francez DuJour.

Por, burri i saj, presidenti i ardhshëm i ShBA, nuk mburret vetëm me inteligjencën e saj. Ai krenohet edhe me trupin. Në një emission radioje të Hovard Stern ai u tregua krenar për “përmasat pefekte” dhe trupin e 47 vjeçares “pa një shenjë celuliti”. Dhe qershia mbi tortë e Trump: “Ajo nuk pjerdh kurrë”. Sipas tij ajo është një grua e shëndetshme që nuk pi cigare dhe alkool dhe nuk shpenzon shumë para për shoping. Me sa duket me të gjithë Amerika do të kënaqet…/Lapsi