Skandaloze: Gazetari shqiptar kërkon nga Gjykata ta ndalojë Kuranin dhe disa musliman të dëbohen në Arabi

Gazetari Kastriot Myftaraj, i njohur për qëndrime e tij kontroverse në raport me religjionin, pas shumë deklaratave nëpër media, ka ndërmarrë edhe veprime konkrete për të ndaluar librin e cilësuar si të shenjtë për besimtarët mysliman, Kuranin.Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka publikuar kallëzimin penal siç thotë ai ndaj “Kuranit, duke kërkuar hetimin dhe ndalimin e Kuranit” si libër që përmban elementë “gjenocidit, krim kundër njerëzimit, nxitje të urrejtjes ose grindjes dhe thirrjes për urrejtje sociale”.Myftaraj ka thënë se ka ofruar prova që “që Kurani përmban një plan për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, që nxit urrejtjen ndërmjet feve, etnive, racave, si dhe që fyen dhe poshtëron një pjesë të popullsisë”.

Këtë kallëzim penal, gazetari, e ka bërë si qytetar siç thotë ai një shteti laik, ku nuk ka fe zyrtare.

“Dua të saktësoj se nuk e kam fjalën për një botim të caktuar të Kuranit, por për këtë libër në përgjithësi. Unë në këtë kallzim i ofroj Prokurorisë shumë pjesë nga Kurani që përmbajnë thirrje të drejtpërdrejtë për dhunë ndaj njerëzve me përkatësi fetare joislame, duke përfshirë edhe të krishterët e hebrenjtë”, ka shkruar Myftaraj.

Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shqipërisë, që të mos bëjë “shpikjen teologjike që t’ i shikojë ato që thuhen në Kuran si gjëra që vlejnë për kontekstin e kohës kur jetoi dhe veproi Muhamedi”.“Sepse në fakt këtu është dhe problemi-kyç që pengon reformimin e Islamit global sot, pra që këto udhëzime të shihen si të vlefshme për një kohë të shkuar. Nuk ka asnjë pohim të tillë zyrtar të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, të sanksionuar në dokumentet me të cilët janë rregulluar marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Nëse Komuniteti Musliman i Shqipërisë do të bënte zyrtarisht një pohim të tillë, ky do të ishte një lajm botëror”, ka shkruar Myftaraj.