Skandaloze: Ja dallimi sa paguhet rryma në Zvicër dhe sa rrjepen qytetarët në Maqedoni

Qytetarët e Maqedonisë vazhdojnë të zhyten më thellë nga çmimet astronomike të rrymës dhe kjo i rëndon akoma më shumë ekonomitë familjare të tyre edhe ashtu në kolaps. Proporcionalisht me pagat që marrin , faturat e rrymës janë kaq të papërballueshme në ndërkohë që në shtete tjera ku pagat janë shumë më të larta është një dallim thelbësorë në këto çmime.Rregullatori matës është i pakapshëm për logjikën e konsumatorëve në Maqedoni që tmerron në fund të muajit kur marrin ti shikojnë faturat e rrymës.

Vetëm në Zvicër faturat e rrymës janë diametralisht të kundërta me pagat që arrijnë gati në 5 mijë franga në muaj ndërsa në Maqedoni me një pagë mujore mesatare prej 250 euro është një dallim tepër i skajshëm nga ketu  .Kohëve të fundit një pjesë e qytetarëve të revoltuar nisën në Tetovë protestat e tyre po për të njëjtat arsye .Ka familje që faturat u vijnë mbi 500 euro   te paperballueshme dot .

Faktiditor përmes një shembulli të një fature që paguan një familje gjashtë anëtarëshe në Winterthur të ZVicrës , e ilustron dallimin e skajshëm se sa vjen atje një faturë për tre muaj dhe sa janë ato këtu për një muaj.
Për tre muaj një familje gjashtë anëtarëshe atje paguan 193 franga , ndërsa aty përshihen edhe çmimet e mbeturinave , tatimi i vlerës së shtuar , ndriçimi i rrugëve dhe pastrimi i ujërave të zeza.Logjikisht t’a marrësh po t’i ndash këto del se rryma atje paguhet shumëfish më pak se sa këtu.

Banorët para pak ditesh ne Tetove,  protestuan kundër kompanisë EVN për çmimet e larta të faturave dhe taksave për kyçje të reja. Banorët kërkuan po ashtu edhe heqjen e tarifës industriale, si dhe llogaritjen e çmimit sipas kilovatëve të harxhuar. Nga Komisioni Rregullator për energjetikë, protestuesit kërkuan korrigjimin e çmimit dhe liberalizimin e tregut për shpërndarje të energjisë elektrike.

Poashtu qytetarët kanë kërkuar nga Komisioni rregullator për energjetikë i Qeverisë së Maqedonisë që të mos e lejoj ndërmarrjen ELEM që të investojë jashtë veprimtarisë themelore sepse ajo ndikon direkt në çmimin e energjisë elektrike. Kërkojmë nga EVN e Maqedonisë që të mos inkasojë taksa për kyçje konsumatori prej 500 euro për njësorë elektrik kerkuan protestuesit.Por a do ndryshojë kjo dicka, është një përgjigje që banorët e presin gjatë/Faktiditor.ch/.

Skandali tjetër : Qytetari shokohet nga faturat kontraverse të EVN-së

Një tjetër skandal ka ndodhur me një qytetar ngaMalësia e Sharrit .Ai ka shkuar në EVN duke kërkuar pasqyrë kartelë për sa borxh ka me datë 15.02.2017 .Borxhi i ka dalë të jetë afër 17 mijë denarë dhe aty vërrehet ia kane faturuar edhe periudhën shkurt- mars edhe pse marsi ende ka kohë respektivishë edhe 17 ditë nga data 15.

Të enjten atij i ka ardhë llogaria për muajin janar-shkurt dhe ka vlerën e njëjtë të asaj shkurt-mars ndërsa borxhi i faturohet 78 mijë denarë .