SKANDALOZE/ Lumi i Tiranës mbushet me qindra thasë me ilaçe të skaduara

Më shumë se 100 metra katrorë të bregut të një lumik në Zallbastar janë mbushur me ilaçe dhe medikamente të tjera mjekësore dhe veterinare që janë hedhur nga njerëz të papërgjegjshëm.

Denoncimi është bërë nga banorët në polici, e cila ka nisur hetimet në lidhje me këtë gjë. Burime nga uniformat blu thanë se kanë shkuar në vendin e ngjarjes në shtratin e lumit në fund të fshatit Bastar i Mesëm, Zallbastar.

Aty janë hedhur dhe mbuluar me rërën e lumi, në një sipërfaqe prej 100 metrash katrorë, një sasi e konsiderueshme medikamentesh të ndryshme, me mbishkrime mjekësore, veterinare bujqësore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.